Page 120 - Demo
P. 120


                                    118Kërkim informacioni në mënyrë individualeSimbolet ilireBëni kërkime mbi simbolet ilire dhe kuptimin e tyre. Përpiquni të zbuloni simbole ilire që kanë ardhur Fig. 9. Tuma ilire e Llashticës në Gjilan Fig. 10. Tuma ilire e RugovësFig. 11. Varr monumental në Selcë tëPoshtme, shek. IV-III p.e.r.Fig. 12. Varr monumental në Selcë të Poshtme, shek. IV-III p.e.r., detajLexim vepre: Varr monumental në Selcën e Poshtme, shek. IV-III p.e.r.Në Selcë të Poshtme, afër Librazhdit në Shqipëri, janë zbuluar varre monumentale disakatëshe. Ky nekropol mjaft i veçantë, i gdhendur në shkëmb, ka një ndërthurje arkitektonike mes strukturave ku disa prej tyre janë të thjeshta e disa më të ndërlikuara. Varri më i madh ka një fasadë gjysmërrethore, e cila mbyllet nga të dyja anët me nga një faqe të drejtë ballore. Në mes është porta e madhe e rrethuar me kornizë të ngurtë, ndërsa në dy krahët e fasadës radhiten respektivisht katër gjysmëkolona të stilit jonik të gdhendura në shkëmb. Në dy faqet ballore, janë realizuar relieve. Në njërën prej tyre, brenda një kamareje, i gdhendur në shkëmb ishte një bust, sot i humbur, ndërsa në tjetrin është gdhendur një parzmore ilire. Në një kat të nëndheshëm në këtë kompleks është zbuluar një varr me një thesar me objekte artistike. Varret e Selcës së poshtme përbëjnë një nga qendrat më tërheqëse të kulturës ilire.Ku ishte e shpërndarë kultura ilire?Cilat janë karakteristikat e arkitekturës ilire (vendbanimeve)?Përshkruaj disa nga karakteristikat e skulpturës ilire.Cilat janë disa nga vendbanimet më të hershme të periudhës së hekurit në Kosovë?Verifiko njohuritë e tuaderi te ne nëpërmjet objekteve të ndryshme të trashëgimisë kulturore, si në zbukurimet e veshjeve, të objekteve të përdorimit të përditshëm etj.Arti në periudhën e hekurit në Kosovë Fiset e para ilire në Kosovën e sotme quheshin Dardanë (etimologjia e fjalës dardan mendohet të jetë fjala dardhë, pra vendi i dardhave). Territori i dardanëve njihet qysh në lashtësi si pjesë përbërëse e Ilirisë. Dardania u njoh si mbretëri më vete që në shek. IV p.e.r., dhe u quajt më vonë nga romakët si Moesia Superior. Ndër vendndodhjet më të hershme të kësaj periudhe përmendim nekropolin e tumave të Bokës së Përçevës, që gjendet pranë lokalitetit të Gllarevës. Ai i takon periudhës së vonë të bronzit dhe periudhës së hershme të hekurit. Nekropoli i tumave të Bokës është karakteristik për numrin e madh të tumave të vendosura në një kompleks të gjerë (rreth nëntëmbëdhjetë të tilla). Nekropol tjetër i rëndësishëm është ai i Rugovës. Nekropole të tjera tumulare kemi në Fshej që i takon periudhës së vonë të hekurit (VII-VI p.e.r.), Llashticë, Gjilan, Gjinoc, Ponoshec etj. Në brendësi të tyre janë kryer gjetje të shumëllojta si në formë ashtu dhe në material; armë, vegla, enë qeramike, vorba, pjata dhe zbukurime (fibula, byzylykë, qafore etj.) si dhe pjesë të fragmentuara të objekteve të kultit me figura të zogjve e të punuara në bronz.
                                
   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124