Page 121 - Demo
P. 121


                                    119Trashëgimia e kulturës antike greke sot është pjesë domethënëse e gjithë qytetërimit perëndimor. Ajo shihet në parqe, ndërtesa e tempuj. Kjo trashëgimi vlerësohet nga rrënojat e mbetura, nga kopjet romake dhe nga burimet e shkruara të kohës, të cilat edhe sot na japin informacion mbi artistët dhe veprat e vlerësuara të asaj kohe. Periudhat e artit grek Në kulturën greke mbizotëron raporti midis njeriut dhe hyjnisë. Sipas mitologjisë, hyjnitë kanë karakter dhe vlera njëlloj si njerëzit, të cilët u ngjajnë atyre për kurajë dhe inteligjencë. Për këtë arsye, feja dhe magjia nuk e kushtëzojnë më artistin, si në kulturat e së shkuarës. Tashmë njeriu ndien nevojën për t’u shprehur më lirshëm, duke përdorur arsyen.Fig. 1. \MËSIMI 8 ARTI GREKFig. 2. \periudhës arkaike, 580 p.e.r.Fig. 3. Vazo (krater) e stilit gjeometrikKjo filozofi udhëhoqi artin grek në periudhat e zhvillimit të tij që nga rënia e qytetërimit mikenas deri në pushtimin romak.Periudha e parë që u zhvillua nga shek. XI deri në shek. VIII u karakterizua nga stili gjeometrik, i emërtuar kështu prej përdorimit të dekoreve gjeometrike. Ky stil u pasqyrua në vazot e zeza të qeramikës, të cilat fillimisht kishin dekore me figura abstrakte dhe gjeometrike që do të pasoheshin nga përdorimi i figurave njerëzore apo kafshëve. Këto vazo, të cilat shërbenin kryesisht për shërbesa mortore, paraqesin edhe momente të tjera të lavdishme, si ato të Iliadës së Homerit. Më pas vjen periudha arkaike (shek. VIII-V, p.e.r.), gjatë së cilës do të mbizotërojnë modelet e tempujve, që do të vazhdojnë të jenë të pranishme në kulturën artistike greke edhe në periudhat në vazhdim.Gjatë periudhës klasike që zhvillohet prej mesit të shek. V deri në kohën e Aleksandrit të Madh viti 323 p.e.r. filloi kërkimi i ekuilibrit nëpërmjet përsosjes së formave dhe të proporcioneve. Kjo është edhe periudha e lulëzimit më të madh të artit dhe të kulturës greke.
                                
   115   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125