Page 122 - Demo
P. 122


                                    120Periudha e fundit, ajo helenike, shtrihet prej shek. IV deri në shek. I p.e.r. Gjatë saj kapërcehen dukshëm kërkimet për ekuilibër të periudhës klasike dhe synohet paraqitja e figurës me lëvizje dinamike. Kjo është e dukshme si në skulpturë, ashtu edhe në arkitekturë, të dyja të dokumentuara në Altarin e Zeusit në Akropolin e qytetit të Pergamos, në shekullin II p.e.r., ku një shkallare e madhe promovon efektin e madhështisë së skenografisë. Arkitektura e tempullitArkitektura greke karakterizohet nga tri stile të ndryshme: dorik, jonik e korintik. Secili prej këtyre stileve ndryshon nga tjetri për mënyrën e paraqitjes së pjesës së sipërme të kolonës, kapitelit. Tempulli karakterizohet nga ekuilibri pamor që krijojnë pjesët që e përbëjnë. Raportet midis lartësisë dhe gjerësisë, hapësira midis kolonave dhe përsëritja e tyre ritmike janë të studiuara me shumë kujdes. Të gjitha elementet që e përbëjnë tempullin (kolonat, arkitrarët, kapitelet dhe hapësirat e brendshme) krijojnë unitet mes tyre. I admirueshëm ende sot, tempulli më i rëndësishëm i qytetërimit grek në arkitekturë është Partenoni, i cili gjendet në rrënojat e Akropolit të qytetit të Athinës. Ai u ndërtua nga arkitektët Iktino e Kalikrati në vitet 448-432 p.e.r. dhe ishte baza e strukturës së Akropolit. Perikliu, një nga udhëheqësit më të mëdhenj të Athinës, e ndërtoi sërish, duke shënuar kështu edhe vitet më të shkëlqyera të këtij qyteti, çka përbën edhe kulmin e fazës klasike të artit të arkitekturës greke.Fig. 4. \skulpturë nga Lisiposi, stili klasikFig. 6. Parthenon, AthinëFig. 8. Teatër grek në ditët e sotme Fig. 7. Tri stilet e kolonave greke: dorik, jonik dhe korintik Fig. 5. \të bijtë\periudha helenistikeNdër arritjet e tjera të mëdha të arkitekturës greke ishin dhe teatrot e hapur, të ndërtuar në formë gjysmërrethi, me tri pjesët kryesore: shkallët që ngjiteshin në formë ovale për spektatorët, orkestra ku rrinte kori dhe skena që shërbente si skenografi.
                                
   116   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126