Page 123 - Demo
P. 123


                                    121Skulptura klasike grekeSkulptura klasike greke përbën një nga arritjet më të mëdha të artit në të gjithë historinë e tij. Ajo ka shërbyer si burim frymëzimi për artistët, për mijëra vjet. Artistë si Fidia, Parkisteli, Lisipi konsideroheshin si gjeni në artin e skulpturës, që në kohën që jetonin. Skulptura greke i thur lavde shpirtit të luftëtarit, kalorësit, atletit, hyut e filozofit. Me skulpturën klasike greke arrihet forma e përsosur e paraqitjes së figurës njerëzore. Artistët grekë përsosën paraqitjen emocionale të personazhit, aq sa arritën të ndërtojnë figura njerëzore që rrallëherë mundën të sfidoheshin nga artistë të tjerë. Një pjesë e këtyre veprave ka ardhur deri në ditët tona nga kopje romake ose në origjinal. Ato i bëjnë jehonë njërës prej periudhave më të ndritura të qytetërimit botëror, ku filozofia, shkencat, poezia dhe artet e bukura, panë shkëlqimin e tyre dhe hodhën bazat e qytetërimit perëndimor. Lexim vepre: “Dorifori i Polikletit” shek. VGjatë kërkimeve estetike në periudhën klasike del në pah qartë kërkimi për formën artistike të përsosur. Skulptori nga Argo, Polikleti, i cili jetoi përgjatë shekullit të V, përcaktoi proporcionet ideale të trupit të njeriut, si parim bazë për strukturën e statujës. Këtë ai e propozoi në figurën e atletit, të njohur si Dorifori ku harmonia midis pjesëve të trupit tregon një lojë të rafinuar të lëvizjeve të sapofilluara. Njëra nga këmbët tërhiqet e thyhet lehtë; shpatulla në krahun e kundërt ulet paksa, ndërkohë që krahu tjetër ngrihet lart, ndërsa këmba ku figura mbështetet tendoset drejt. Koka e atletit përkulet lehtë poshtë dhe e gjitha kjo rregullohet nga një përllogaritje e saktë e proporcioneve trupore të atletit. (Shiko mësimin “Trupi i njeriut” fq. 50-51.)Fig. 9. Fidia, Koka e Athinës, muzeu i BolonjësFig. 10. Lisipi, \nga origjinali 330-320, p.e.r.Fig. 11. Praksiteli, \me Dionisin fëmijë\kopje nga origjinali, 330-320, p.e.r.Fig. 12. Dorifori i Polikletit, shek. VNë sa periudha ndahet arti antik grek?Cilat janë karakteristikat e periudhës klasike? Po të asaj helenike?Diskutoni mbi faktorët që çuan në këto zhvillime të rëndësishme. Përshkruaj karakteristikat e skulpturës klasike greke.Verifiko njohuritë e tuaKërkim informacioni në mënyrë individualeMitet grekeGjej imazhin e një statuje greke me subjekt mitologjik dhe mblidh të dhëna rreth saj. Përshkruaj personazhin ose perëndinë që i përket, duke i kushtuar rëndësi karakteristikave të paraqitjes.
                                
   117   118   119   120   121   122   123   124   125   126   127