Page 124 - Demo
P. 124
122Shprehja artistike e Romës antike është e lidhur ngushtë me mjedisin politik, social dhe fetar të qytetit, që nga periudha e rreptë republikane (nga viti 510 p.e.r. deri në vitin 30 p.e.r.) e deri tek ajo perandorake në të cilin pushtimet romake kishin kaluar çdo kufi (nga viti 30 p.e.r. deri në vitin 476 e.r.).MËSIMI 9 ARTI ROMAK Fig. 1. \Fig. 2. Koloseu, pamje nga jashtëFig. 3. Koloseu, pamje nga brenda, gdhendje nga PiraneziFig. 4. Panteoni, pamje ballore Fig. 5. Panteoni, pamje ballore e shek. XVIII, pikturë nga Xhiovani Paolo PaniniArkitekturaArkitektura romake, që në fillimet e saj, u zhvillua e pavarur nga ajo helene. Ajo gërshetohet me elemente të arkitekturës etruske si dhe zhvillohet në saje të kërkesave të ndryshme që kishin romakët për ndërtesat e tyre. Romakët futën një element të ri në arkitekturën e tyre: tullën, e cila i bënte ndërtimet e tyre më të lehta, më të forta, më elastike dhe me kosto më të përballueshme. Në Palestrina, ndodhet një nga ndërtimet më të hershme romake ku duken qartë zhveshja e ndërtesës nga dekoret e shumta dhe zhvillimi i saj konkret në një bazament të gjerë. Futja e elementeve të reja, siç ishte harku, çoi në zhvillimin e arkitekturës publike si: ndërtimi i ujësjellësve, i Koloseut (amfiteatri gjigant ku zhvillonin lojërat e tyre gladiatorët) dhe i një sërë ndërtesash të tjera me funksion publik e administrativ. Ndër kryeveprat e tjera të ndërtuara në këtë kohë nga perandorët romakë ishin dhe tempujt, ku spikat Romakët, fillimisht u mbështetën në përvojat e ndërtuesve etruskë dhe pastaj kur ranë në kontakt me grekët e Greqisë së Madhe, strukturën e tyre artistike e bazuan në trashëgiminë helene, duke realizuar kopje të tempujve, të skulpturave e të veprave letrare. Fama e kulturës greke i detyrohet pjesërisht trashëgimisë së perandorisë romake që e ngriti dhe e vlerësoi atë përgjatë gjithë periudhës së shkëlqimit të saj.

