Page 125 - Demo
P. 125


                                    123Panteoni, një tempull me bazë rrethore e kube gjigante, i ruajtur mjaft mirë edhe sot.Harqet e triumfit, ishin ndërtesa që lartësonin fitoret e perandorit romak, të tilla përmendim Harkun e Titos dhe atë të Kostandinit në Romë.Skulptura romake Skulptura romake konsiston kryesisht në kopje romake të veprave helene, ndërsa arti i skulptorëve u përqendrua më shumë në figurat e perandorëve apo të senatorëve të fuqishëm romakë. Ndër shembujt deri diku origjinalë të skulpturës romake qëndrojnë kolonat, të cilat janë shëmbëlltyrë e largët e obeliskëve egjiptianë, ku nëpërmjet relievit shënoheshin fitoret perandorake. Kolona më e famshme romake është ajo e Trajanit e ndërtuar në vitet 106-113 p.e.r. E lartë mbi 200 m, në të tregohen ngjarje nga betejat fitimtare të perandorit Trajan. Ngjarjet e paraqitura janë vendosur në mënyrë kronologjike si në historitë e sotme me figura (shih, fq. 59).Portreti realist i romakëveSkulptorët romakë arritën rezultate shumë origjinale në gjininë e portretit. Duke bashkuar realizmin e etruskëve dhe natyralizmin e artit helen. Ata ditën të prodhojnë në mënyrë besnike fizionominë e portretit, sidomos veçoritë e karakterit. Ata nuk i kushtonin shumë rëndësi idealizimit të aspektit të jashtëm të subjektit, por përpiqeshin të tregonin personalitetin dhe aspektin e brendshëm. Mendohet se për zhvillimin e portretit ka qenë i rëndësishëm përdorimi i modelimit të maskave të parafinës mbi fytyrën e të vdekurve, për të fiksuar tiparet.Piktura romakePiktura romake e zbuluar nga hijet e kohës, akoma është e rrallë dhe e pamjaftueshme për të nxjerrë një përfundim objektiv. Dëshmitë më të mira vijnë nga muret e Vilës së Mistereve të zbuluara në rrënojat e Pompeit, nën hirin e vullkanit të Vezuvit. Nga këto piktura murale shihet qartë vështirësia e piktorëve romak për të realizuar imazhin në thellësi. Personazhet kryejnë sakrifica nën vëzhgimin e figurave mitologjike, ndërsa ndjekin njëri-tjetrin në ritëm mbi një sfond të kuq, të njohur si e kuqja e Pompeit.Teknika e piktorëve romakë1. Afresku: teknika e afreskut ka të bëjë me pikturimin mbi suvanë ende të freskët, e cila pastaj bëhet e shndritshme nëpërmjet përdorimit të pluhurit të mermerit.Fig. 6. Kolona e TrajanitFig. 7. Harku i Kostandinit Fig. 8. Harku i Konstandinit, detaj Fig. 9. Kolona e Trajanit, detajFig. 10. \Fig. 11. \Pompei, detaj Fig. 12. \shkruan\2. Eunkasto: teknikë me prejardhje greke. Përfshin përdorimin e ngjyrave të tretura në dyllë ose në recinë, të cilat zbuteshin në të ngrohtë dhe me një spatul vendoseshin mbi suvanë e thatë dhe të lëmuar.
                                
   119   120   121   122   123   124   125   126   127   128   129