Page 127 - Demo
P. 127
125Themelimi i kolonive helene Themelimi i kolonisë së parë helene daton në vitin 737 p.e.r., në ishullin e Korkyrës (banuar asokohe nga Liburnët), për t’u shtrirë më pas e për t’u vendosur dhe në Dyrrah, Apoloni, Onhezmi (Saranda e sotme), Butrinti, Orikum etj. ArkitekturaPër qytetin antik të Durrësit monumenti më i njohur është amfiteatri i ndërtuar në periudhën e pushtimit romak. Amfiteatri përdorej për të parë ndeshjet e gladiatorëve. Këtu bien në sy kapitelet shumë të mëdha, kolonat e mëdha prej graniti, pjesët e dyshemeve të shtruara me mozaik apo fragmentet e skulpturës dekorative. Në Butrint dallohen ndërtime arkaike të stilit egjean, rrethuar me mure me gurë të mëdhenj, të lidhur pa llaç. Në pika të ndryshme të murit me madhështi të admirueshme ngriheshin kulla me kënde ose gjysmërrethore. Në këtë strukturë, pikat më nevralgjike janë dy portat e qytetit, Skea dhe ajo e Luanit. I gjithë kompleksi arkitekturor i Butrintit, i zbuluar pjesë-pjesë që nga viti 1928, kulmon me amfiteatrin që u ngrit në shekullin III p.e.r. Amfiteatri me 19 radhë-shkallë gjysmërrethore, formohet nga blloqe guri të bardha, të ndara nga tri korridore kalimi që zbresin me shkallë më të vogla drejt platesë. Ndërsa në Apoloninë e themeluar në vitin 588 p.e.r., të gjitha monumentet i përkasin një periudhe më të vonë klasike e helenistike, duke nxjerrë në pah më shumë elementet dekorative dhe elegancën e formave. Monumente të rëndësishme janë: Teatri, “Monumenti i Agonotetëve”, Nymfeumi etj. MËSIMI 10KOLONITË HELENE NË BREGDETIN ILIR Fig. 1. Portret burri shek. III p.e.r., Apolloni Fig. 2. Porta Skea, Butrint Fig. 3. Apolloni, çezmë monumentale, e njohur si Nymfeu, shek. IV-III p.e.r.Fig. 4. Monumenti i Agonoteteve, Apolloni Fig. 5. Amfiteatri i Durrësit Fig. 6. Teatri Butrintit Për qytete si Apolonia, Dyrrahu e Butrinti, dëshmojnë jo vetëm tekstet e vjetra të letërsisë, por edhe gërmadhat e mbetura që edhe sot tregojnë për vepra madhështore.

