Page 129 - Demo
P. 129


                                    127është vështirë të etiketohen si vepra të realizuara në vendin e gjetjes, pasi mund të jenë edhe objekte importi. Lexim vepre: Dea e Butrintit Vepra më e arrirë e stilit klasik, që arriti të fitojë një famë ndërkombëtare ishte “Koka e Apolonit”, e njohur si “Perëndesha e Butrintit”, sipas vendit ku u zbulua. E pagëzuar si “Dea”, nga arkeologu që e zbuloi, vepra është një model helenik i shekullit IV p.e.r., me shumë mundësi nga shkolla e Praksitelit. Linjat e saj harmonike, koka ovale, vetullat e harkuara, balli i vogël, flokët e valëzuar të ngritur përpjetë, veshët e vegjël të mbledhur, qafa e rrumbullakët, sytë e mëdhenj, hunda e drejtë “greke”, goja e vogël, buzët mishtore, lëkura e lëmuar dhe e gjitha e përshkuar nga një dritë e kthjellët, të çojnë drejt një imazhi ideal të bukurisë njerëzore, të shprehur me fisnikërinë e qetësisë hyjnore. Fig. 13. Krater, enë vere me figura tëkuqe, shek. IV p.e.r., ApolloniFig. 14. Amforë me figura të kuqe, shek. III p.e.r., DyrrahFig. 15. Mozaik në dyshemenë e një dhome me ornamente gjeometrike shek. II-III e.r., ApolloniFig. 16. Koka e Apollonit, e njohur dhe si Dea e Butrintit, mermer, shek. IV p.e.r.Përmendni disa nga kolonitë helene. Cilat janë veprat arkitektonike më të rëndësishme në qytetet antike të Durrësit, të Butrintit dhe të Apolonisë?Cili ishte qëllimi kryesor i skulpturës në këtë periudhë?Me çfarë materiali realizoheshin mozaikët?Verifiko njohuritë e tua
                                
   123   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133