Page 13 - Demo
P. 13
11Hapat e kritikës së artitPërfshirja në procesin e kritikës së artit mundëson njohjen më të thellë rreth veprës së artit. Kritika e një vepre arti është argëtuese dhe informuese. Supozoni që artisti ka një mesazh të fshehur në veprën e tij dhe puna juaj është ta gjeni dhe të zgjidhni “misterin” e tij. Kritika e artit përdor katër hapa metodikë që ndihmojnë në gjetjen e këtij mesazhi të fshehur. Ato janë: përshkrimi, analiza, interpretimi dhe gjykimi.Zbatimi i tyre u japin përgjigje këtyre pyetjeve: Çfarë shohim në këtë vepër? (përshkrimi) Si janë organizuar elementet e artit në këtë vepër? (analiza) Cili është kuptimi (mesazhi) i saj? (interpretimi) A është kjo një vepër e suksesshme? (gjykimi)Gjatë hapave të përshkrimit dhe të analizës mblidhen fakte dhe të dhëna mbi veprën. Kur arrijmë tek interpretimi duhet të gjejmë mesazhin që komunikon kjo vepër. Në fund, gjatë gjykimit ne japim mendimin tonë për vlerat artistike të veprës.Hapi i parë: PërshkrimiÇfarë shohim në këtë vepër?Nëpërmjet përshkrimit nxjerrim të dhëna për atë që është e dukshme në veprën e artit. Fillimisht në një vepër arti të bien në sy objektet dhe figurat përbërëse. Çdo gjë që shohim e rendisim me saktësi, si: përmasat e veprës, teknikat dhe proceset e përdorura. Më pas shohim subjektin, objektet dhe detajet e ndryshme (fig. 2). Pastaj e drejtojmë vëmendjen tek identifikimi i elementeve që janë përdorur për krijimin e veprës. Shohim ngjyrat e ndryshme dhe tonalitetet e tyre, linjat nëse janë të dukshme ose të padukshme dhe llojet e sipërfaqeve të paraqitura në vepër. Pasi të kemi nxjerrë të gjitha objektet, detajet dhe elementet, kalojmë në hapin e dytë.Fig. 1. Alma Tomas (Alma Thomas). “Irisë, tulipanë dhe zambakë”, 1969, akrilik në kanavacë 152,4 x 127 cmNë vështrimin e parë, në këtë pikturë, të bien në sy format e thjeshta dhe ngjyrat e ndritshme. Në këtë rast titulli i veprës na ndihmon të kuptojmë se çfarë paraqesin njollat e ngjyrës.

