Page 130 - Demo
P. 130


                                    128Fig. 2. Parku arkeologjik i Ulpianës Fig. 3. Parku arkeologjik Municipum d.dPushtimi romak i Ilirisë u parapri nga zhvillimi i qytetërimit dhe mbretërive ilire. Të shtrira përgjatë gjithë pjesës perëndimore të gadishullit Ballkanik, ato u ndikuan pashmangshmërisht edhe nga qytetërimi helen. Periudha romake fillon në shekullin I e.r. për t’u shtrirë deri në shekullin IV të erës sonë, kohë kur romakët vendosën sistemin e tyre administrative dhe ushtarak edhe në Dardani. MËSIMI 11DARDANIA NË PERIUDHËN ROMAKEFig. 1. Fragment relievi i gjetur në UlpianëDardania në periudhën romake Provinca e e Dardanisë në periudhën romake njihte qendra urbane si Scupi, Ulpiana, Naissusi, Municipium Dardanorum, organizuar në “Castella” (kështjella) dhe “Opida” (qyteza). Vendosur kryesisht pranë burimeve minerale dhe ujore, qytetërimi më i hershëm i kësaj periudhe është ai i Leposaviqit, ku janë zbuluar forumi, horea, termat dhe bazilika urbana. Njohur si lokaliteti arkeologjik Municipium DD (Dardanorum) ai njeh gjurmët e para që në prehistori për t’u zhvilluar në këtë province romake, për gati 30 hektarë. Hapësirë e rëndësishme e kësaj periudhe është dhe vendbanimi dhe stacioni romak i Vindenisit, tek i cili janë zbuluar vendvarrime birituale si me djegie, ashtu dhe me varrim trupash. Por këtu u zbulua një sarkofag disa tonësh i mermertë, si dhe disa ambiente banimi, ku dallohen një mozaik dyshemeje i dekoruar me motive gjeometrike, në pjesën qendrore të të cilit gjendej shfaqja figurale e Orfeut. Lokalitete të tjera të rëndësishme janë Pestova, në komunën e Vushtrisë, ku u zbuluan mbetjet e pjesshme të një Villae Rusticae, shtëpi banimi romake larg qendrave të banuara. Po ashtu zbulime u kryen në Poslishtë, ku u gjetën mbetjet e një Statio (stacion rrugor) lokalizuar përgjatë rrugës së njohur Via LissusNaissus.
                                
   124   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134