Page 131 - Demo
P. 131


                                    129Mozaiku Mozaikët e periudhës së antikitetit konsiderohen mjaft të veçantë për nga vlerat artistike që paraqesin dhe janë të lidhur ngushtë me arkitekturën. Ndër ta përmendim atë të Gllamnikut që njihet ndryshe si ''Vendenis'' (prej emrit të qytetit antik të Vendenis), i cili është një mozaik dyshemeje i realizuar me gurë, me motive gjeometrike dhe me figurën e Orfeut në qendër të tij. Në mozaikun e Nerodimes, të zbuluar në dyshemenë e një vile, bien në sy motivet gjeometrike dhe figura të ndryshme (floreale, zoologjike dhe mitologjike). Mozaikët e zhvilluar në periudhën e sundimit romak ndërtoheshin në lidhje të ngushtë me arkitekturën dhe përdoreshin në shtrimin e dyshemeve të vilave, të godinave publike e të kultit. Motivet e tyre janë gjeometrike, subjekte mitologjike, zoologjike dhe floreale. Fig. 7. Mozaiku i Gllamnikut \Fig. 8. Mozaiku i NerodimësFig. 5. Parku arkeologjik i Ulpianës Fig. 6. Parku arkeologjik Municipum d.d Një nga gjetjet e rëndësishme arkeologjike është edhe busti i një zonje dardane i gjetur fare pranë Banjës së Kllokotit. Kjo vepër arti përfaqëson një shembull të punimit të skulpturës në mënyrë autoktone, e dallueshme si në formë, ashtu dhe në aspektin artistik dhe që reflekton zhvillimin e krijimtarisë së lartë artistike të popullsisë vendase. Ndërkohë njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik, mbetet lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës (themeluar në vitin 169 e. s.) Aty janë zbuluar disa monumente kulti dhe objekte të shenjta, pjesë të mureve rrethuese së bashku me kullat mbrojtëse, castrum apo garnizoni ushtarak romak, dhe qindra artefakte.Fig. 4. Bust gruaje, Kllokot
                                
   125   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135