Page 132 - Demo
P. 132


                                    130Lexim vepre: Menada e Prizrenit Në pjesën e dytë të shekullit XIX në afërsi të Prizrenit u gjet një statujëz e derdhur në bronz, që paraqet figurën e një atleteje në vrapim. E njohur si Menada e Prizrenit, statueta e bronzit ka një lartësi prej 11.4 cm dhe mendohet të ketë qenë pjesë zbukuruese e ndonjë ene të veçantë dekorative. Ajo mund të jetë punuar gjatë periudhës arkaike rreth viteve 520500 p.e.r. Ky objekt është i vetmi i llojit të vet zbuluar ndonjëherë në Kosovë dhe sot gjendet e ekspozuar në Muzeun Britanik të Londrës që nga viti 1876 si pjesë e koleksionit të muzeut në Departamentin e Antikitetit Grek dhe Romak. Figurina e bronztë ka të veshur një hiton të shkurtër dhe është në vrapim, me trupin e kthyer përpara dhe shikimin poshtë duke mbajtur fundin me dorë të majtë. Menada e Prizrenit me gjasa është një artefakt i importuar nga qytetërimi grek.Fig. 9. Menada e prizrenitDiskuto për Dardaninë në periudhën romake dhe disa nga zbulimet e bëra aty. Pse përdoreshin mozaikët dhe me çfarë realizoheshin ata?Çfarë paraqet figura e Menadës së Prizrenit?Verifiko njohuritë e tuaKërkim informacioni në mënyrë individualeVizitoni një nga parqet arkeologjike më të afërt dhe zbuloni mënyrën e organizimit të tyre. Bëni kërkime në internet ose në libra dhe zbuloni zhvillimet që kanë pësuar këto parqe nëpërmjet karakteristikave të ndërtimeve që janë bërë në periudha të ndryshme historike. Fig. 10. Ulpiana qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan
                                
   126   127   128   129   130   131   132   133   134   135   136