Page 133 - Demo
P. 133
131Jetëgjatësisë pesëshekullore të Perandorisë Romake, po i vinte fundi si nga faktorë të brendshëm, ashtu edhe të jashtëm. Dyndjet barbare, gjithnjë e më agresive e vunë shpesh në provë të vështirë rezistencën e kësaj perandorie. Në këto kohë të vështira ndryshimesh, brenda botës romake, në mënyrë ilegale, po rritej dita-ditës një komunitet fetar i ri, njohur si i krishterë. Arti i zhvilluar nga ky komunitet (mes viteve 260- 525 e.r.) do të njihej si art paleokristian.Format e para të artit paleokristianPara se feja e krishterë të bëhej feja zyrtare e perandorisë, komuniteti i krishterë, gjithnjë në rritje, po bëhej një faktor i rëndësishëm në Romën perandorake. Format e para të artit të zhvilluar prej tyre nuk dihen më saktësi. Pikturat e katakombeve (varret e nëndheshme të romakëve) janë të ndara në skema arkitektonike të ngjashme me stilin e Pompeit. Gjuha e shprehur aty është e kodifikuar dhe simbolike, sipas konceptit të fesë së re. Arkitektura Arkitektura paleokristiane filloi të zhvillohej vetëm pas njohjes zyrtare të fesë së krishterë nga perandori Kostandin. Kohët kërkonin ndërtesa arkitektonike të reja për kultin e ri. Në pak vite një numër i madh kishash nisi të ngrihej në qytetet kryesore të perandorisë. Këta tempuj të rinj, të njohur si “Bazilika paleokristiane”, ishin strukturat bazë të arkitekturës së re perandorake. Bazilikat e para të krishtera dallojnë në MËSIMI 12ARTI PALEOKRISTIANFig. 1. \verbër\Fig. 2. Katakombe me skena nga jeta e Jonas, Moisiut dhe Noas, 200-250 e.r.Fig. 3. \250-300 e.r.Fig. 4. Kostandini i Madh Fig. 5. Kisha e Shën Kostancës, pamje nga jashtë

