Page 134 - Demo
P. 134


                                    132përgjithësi për kontrastin e pamjes së tyre nga jashtë dhe brenda. Nga jashtë ishin të veshura thjesht me tulla, kurse muret e tyre të brendshme shkëlqenin nga pikturat, mozaikët e dekoret, të vendosura për të rrezatuar shkëlqimin e shtëpisë së Zotit. Ndër shembujt më të shquar të kësaj periudhe mund të përmendim kishën e Shën Kostancës (së bijës së Kostandinit), struktura e së cilës imiton planin rrethor dhe kubenë e Panteonit.Piktura Piktura paleokristiane ndoqi zhvillimin e rrufeshëm të arkitekturës, pasi muret e këtyre strukturave duhej të pajiseshin me dekore në mënyrë të denjë. Një detyrë e tillë u ngarkohej artistëve profesionistë, të cilët në pikturat murale apo në mozaikë, reflektuan gamën e gjithë arritjeve artistike të epokës greko-romake. Dokumente të shkruara, si pergamenat dhe kodikët na ndihmojnë të kuptojmë kohën për të cilën po flasim. Këta kodikë nuk janë thjesht libra informues, por vepra arti ku shkruhej fjala e Zotit. Si të tilla dekoret në miniaturë dhe ilustrimet do të ktheheshin në një tendencë që do të lulëzonte, gjithnjë e më shumë, nga duart e murgjve.Nëse piktura murale romake ishte munduar ta përcillte sa më mirë realitetin, arti paleokristian tenton të paraqesë jorealen, pra një mbretëri të populluar me simbole e figura qiellore. Paraqitja fizike e figurave dhe përdorimi i ngjyrave të tilla si: e artë, e argjendtë, smerald, e purpurt, e çon perceptimin e figurës drejt një atmosfere qiellore.SkulpturaNë krahasim me pikturën dhe arkitekturën, skulptura ruajti një pozicion dytësor. Ajo u shkëput nga tradita monumentale e artit romak, për t’u reduktuar ndjeshëm në dimensione. Në fakt skulptura paleokristiane, duket si një skulpturë në miniaturë. Skulpturat e para të shekujve IV-V e.r., dallojnë për paraqitjen e njeriut me fizik të shkurtër e kokë të madhe dhe për faktin që shkëputeshin lehtë nga sfondi me dekore. Mbartëse e disa elementeve të skulpturës klasike, kjo lloj skulpture ishte urë e re dialogu mes artit të ri të krishterë dhe atij të trashëguar. Fig. 6. Afresk i kriptuar i Shën XhenarosFig. 7. \Ravena, 425-450 e.r.Fig. 8. \Prishilës, RomëFig. 9. \LateranenseFig. 10. Sarkofagu i Xhunto Basos, shek. IV 
                                
   128   129   130   131   132   133   134   135   136   137   138