Page 135 - Demo
P. 135
133Leximi vepre: Përfytyrimi fillestar i figurës së KrishtitDeri në shekullin III figura e Krishtit tregohej nëpërmjet simboleve: bariu i mirë, qengji etj. Kjo figurë pëson ndryshime pas Këshillit I të Nikeas, ku u vendos dhe u pranua njëzëri natyra e tij e dyfishtë njerëzore dhe hyjnore. Figura e tij, tashmë paraqitet e plotë dhe e qartë. Ngjarjet më të rëndësishme të jetës së tij përcillen në formë mesazhesh. Te figura dhe kurorëzimi i tij si mbret, reflektohej shpesh vetë kurorëzimi i mbretërve të perandorisë, si priftërinjtë dhe mbrojtësit më të lartë të fesë së re. Kjo bëri që autoriteti i perandorit të sanksionohej si figurë që zbatonte vetë vullnetin e Zotit në tokë. Që prej këtij momenti koncepti i kishës dhe ai i perandorisë u bënë gjithnjë e më të njëjtë. Kërkim informacioni në mënyrë individualeKatakombetDëshmitë e para të artit figurativ me tema biblike janë imazhet e realizuara në katakombe. Bëj një kërkim mbi katakombet e krishtera, duke pasur parasysh këto aspekte: historinë e tyre (origjinën dhe deri kur u përdorën); organizimin e tyre të brendshëm; rolin që luajtën artistët e parë të krishterë në zhvillimin e artit figurativ.Fig. 11. \KalikstusFig. 12. \Jeruzalem\sarkofagu Junius BasusFig. 13. \Fig. 14. \Shën SofisëCilat ishin karakteristikat e artit të zhvilluar para njohjes zyrtare të krishterimit?Cili ishte qëllimi artit paleokristian?Flisni mbi zhvillimet e artit paleokristian pas njohjes së krishterimit si fe zyrtare e perandorisë romake. Flisni mbi elementet kryesore të këtij arti dhe format që ai preku. Verifiko njohuritë e tua

