Page 136 - Demo
P. 136
134Iliria e shekujve të parë të e.r. ndodhej ende nën sundimin dhe ndikimin e Perandorisë Romake. Pjesëtarët e parë të këtij komuniteti në trojet ilire i përkisnin komunitetit të krishterë, që në kohët e sundimit të perandorit Trajan (98–117). Dëshmi historike tregojnë për një shtrirje të tyre sidomos në qytetet e rëndësishme bregdetare, si Apolonia, Durrësi, apo Butrinti. Ndikimi i komuniteteve të krishtera, filloi të ndihej edhe më shumë pas ardhjes në pushtet të Perandorit Konstantini i Madh (274–337), i cili me konvertimin në fenë e krishterë dhe zhvendosjen e kryeqytetit të perandorisë në gjirin e Bosforit (Stambolli i sotëm), hapi një faqe të re në historinë e qytetërimit perëndimor.Arkitektura paleokristiane, bazilikat Ndërtimet e para të krishtera nisën të ngrihen që në vitet e para pas zyrtarizimit të fesë nga perandori Konstantin. Në vija të përgjithshme ato fillimisht ndoqën skemat arkitektonike romake, të ndërtimit të bazilikave ose ato me planimetri qendrore. Të tilla e të shumta në numër, ato formojnë kompleksin e arkitekturës paleokristiane, të cilat për nga forma e zhvillimi, kanë prirje t’i shfrytëzojnë më mirë hapësirën e brendshme dhe vëllimet. Arkitektura paleokristiane ndahet në dy grupe të mëdha; ndërtimet e thjeshta e ato ceremoniale. Grupi i dytë, ai më i rëndësishmi e më kompleksi, ndahet në ndërtimet e bazilikave e ato me planimetri qendrore. Ndërtimet e bazilikave të shtrira në gjatësi, ndahen në tri hapësira kryesore të njohura si nefe, prej të cilave ai qendrori është më i lartë e më i gjerë. Në fundin e tij vendosej altari, si pika nevralgjike e kompozimit, ndërsa në anën lindore pozicionohej absida. Këto ndërtesa mbuloheshin me çati mbi MËSIMI 13ARTI PALEOKRISTIAN NË TERRITORET ILIRE Fig. 1. Detaj nga mozaiku i Kishës së Linit, shek. VI – VIIFig. 2. Bazilika e madhe e Butrintit Fig. 3. Kisha e Linit, Pogradec

