Page 137 - Demo
P. 137


                                    135kapriata druri, sipas variantit helenistik ose me qemerë, sipas variantit oriental, ndërsa pesha e së tërës mbahej nga një sistem i tërë arkadash mbi pilastra ose mbi kolona. Bazilika të rëndësishme janë ajo e Arapajt në Durrës, e Amantias, e Butrintit, e Bylisit etj. Ndërtime paleokristiane me planimetri qendrore janë ajo e Linit dhe baptisteri i Butrintit, që ndryshojnë mjaft nga njëri-tjetri si nga përmasat, ashtu dhe nga funksioni. Kisha më e hershme paleokristiane në Kosovë është ajo e zbuluar në fshatin Vrellë, në Istog, fare pranë së cilës ndodhet një nekropol. Kisha të tjera gjenden në Harilaq, siç është ajo me tri nefe dhe sakristi, si dhe ajo e zbuluar në kodrën e kalasë së Korishës, e njohur me mikrotoponimin Gralishta, ku dallohet planimetria e një kishe paleokristiane të shekullit VI. Artefakte të rëndësishme të kësaj periudhe janë gjetur dhe në fshatin Banjë të Malishevës, i njohur me toponimin Trojet e Vjetra. Lokaliteti arkeologjik ka karakterin e një kodërvarri (tume) ku janë zbuluar stoli tipike të mesjetës së hershme, si: unaza bronzi, byzylykë dhe varëse qafe me simbolin e kryqit të krishterë.Arkitektura e fortesave Kalatë dhe fortesat përbëjnë zërin kryesor të ndërtimeve në mesjetë. Ato u përhapën gjerësisht në Kosovë dhe numri i tyre u rrit ndjeshëm, sidomos pas shekullit VI e.r, edhe pse një pjesë e tyre daton në periudha më të hershme. Të ndara sipas karakteristikave në: gradishtë, gradinë, kala, kullë, fortesë, ato gjenden në gjithë territorin. Ndër më të hershmet spikatin: fortesa e Harilaqit në Fushë Kosovë, ajo e Pogragjës në Llapushicë, kalaja e Kastercit, kalaja e Vuçakut, kalaja e Strocit, kalaja e Llanishtës, kalaja e Zatriqit, kalaja e Veletinit, pjesa më e madhe e të cilave datojnë që nga antikiteti. Mes tyre dallon kalaja e Prizrenit, e cila ndahet në tri komplekse të veçanta që janë: Qyteti i Epërm, Qyteti i Poshtëm dhe Qyteti Jugor. Ndërtimi i saj nis në periudhën antike, për të vazhduar më pas në periudhën e sundimit bizantin, atë mesjetar dhe periudha e sundimit të Perandorisë Osmane. Sot konsiderohet një ndër më monumentet më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore historike të Kosovës.Fig. 4. Kisha paleokristiane në Vrellë, Istog Fig. 5. Istog- Bazilika në Studenicë (shek. VI pas Krishtit)Fig. 6. Skema e bazilikës paleokristiane, në manastirin e Graçanicës,shek. VI Fig. 7. Fortesa e Harilaqit, daton që nga shekujt IV-VI.Fig. 8. Klaja e Prizrenit
                                
   131   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141