Page 138 - Demo
P. 138


                                    136Lexim vepre: Mozaiku mural i amfiteatrit të DurrësitKërkim informacioni në mënyrë individualeBaptisteri i ButrintKrishterimi lulëzoi në Butrint, nga shek. V e.r. Baptisteri u ndërtua në çerekun e dytë të shek. VI e.r. dhe mund të jetë realizuar nga artizanët vendas. Ai u zbulua më 1928 nga Misioni Arkeologjik Italian dhe, pas Baptiserit të Shën Sofisë që ndodhet në Stamboll, është baptisteri i dytë më i madh në Perandorinë Romake. Bëni kërkime dhe zbuloni formën dhe funksionin e këtij baptisteri. Fig. 9. Mozaiku mural i kapelës së Shën Stefanit, amfiteatri i Durrësit Fig. 10. Mozaiku mural i amfiteatrit të Durrësit, detajFig. 11. Baptisteri Butrint, detajPër studiuesit, një ndër shembujt e hershëm të ikonografisë bizantine është mozaiku mural i amfiteatrit të Durrësit, i vendosur në pjesën perëndimore, ku paraqiten figurat e shenjtorëve me Krishtin në qendër. Dy figurat e vogla në këmbët e Krishtit duhet të jenë dhuruesit (dhuruesit e veprës), ndërsa anash tij janë dy engjëj, ndoshta kryeengjëjt Gabriel dhe Mihal, ndërsa në të dy anët e tyre, janë paraqitur Shën Irena dhe Shën Sofia. Në murin jugor në njërin skaj është paraqitur Shën Stefani me duart në gjestin e lutjes, ndërsa pranë tij paraqitet një skenë e madhe me persona, e kompozuar në të njëjtën mënyrë si ajo në murin perëndimor. Në qendër dallohet Shën Maria, ndërsa anash kryeengjëlli Gabriel e Mihal. Në këmbët e Shën Marisë ndodhen përsëri dy figura të vogla, një burrë dhe një grua, dhuruesit, që përkulen me një ndjenjë të thellë respekti ndaj saj. Engjëjt kanë veshje të oborrit perandorak bizantin, po ashtu edhe Shën Maria, e cila mban në kokë një kurorë bizantine. Në dorën e djathtë ajo mban një skeptër-kryq, në të majtën sferën, kupolën qiellore. Në sa tipa ndahen godinat e para paleokristiane?Mbi cilën traditë u ngritën ato dhe pse?Cila formë artistike lulëzoi më shumë në këtë periudhë? Flisni mbi karakteristikat e mozaikëve paleokristianë. Përshkruani njërin prej tyre.Verifiko njohuritë e tua
                                
   132   133   134   135   136   137   138   139   140   141   142