Page 139 - Demo
P. 139
137Feja islame u themelua nga profeti Muhamed midis shekujve VI-VII dhe u kthye në një element të fuqishëm të unifikimit kulturor, gjuhësor, politik dhe ekonomik të shumë popujve në Azi, Afrikë dhe më vonë edhe në disa vende të Evropës. Rreth shekullit VII, në botën islame lindën qytete të shkëlqyera si Bagdadi dhe një kulturë artistike, letrare dhe shkencore e rafinuar. Arti islam arriti kulmin e shprehjes së tij në mesjetë.Organizimi i qyteteve dhe arkitektura Arabët themeluan shumë qytete të organizuara mirë. Qyteti islam mbi të gjitha ishte një qendër fetare dhe vendi ku forcohej përkatësia kulturore e popullit. Pas pushtimit, arabët bënin organizimin administrativ të territorit dhe krijonin qytete të fortifikuara me mure. Vendbanimi mbizotërohej nga xhami me minare të larta, të cilat ndërtoheshin pranë pallatit të mbretit dhe pranë qendrës tregtare të qytetit. Xhamia përfaqësonte ndërtesën më të rëndësishme publike. Ajo ishte vendi i lutjes, i shkollës, i drejtësisë dhe i pushtetit politik. Rreth ndërtesave publike zhvilloheshin banesat, të ndara për klasa shoqërore të ndryshme. Në periferi zakonisht vendoseshin tregtarët dhe artizanët.Një gjuhë abstrakte dhe dekorativeSipas mendimit islam, arti nuk duhet të imitojë natyrën, sepse ndërhyn në veprën e krijuar nga Zoti. Arti islam, ndryshe nga ai i krishterë, paraqitet pa figura dhe priret të krijojë imazhe të stilizuara dhe abstrakte, siç janë për shembull vizatimi dekorativ dhe ai arabesk. Shprehjet artistike të lidhura me islamizmin synonin të përpunonin gjuhën pamore të vendeve të pushtuara, duke iu imponuar ndalimin e riprodhimit të figurës hyjnore në ngjashmëri me njeriun. MËSIMI 14ARTI ISLAMFig. 1. Hapësirë e brendshme e xhamisë e zbukuruar.Fig. 2. Ilustrim i arkitekturës së xhamisë Fig. 3. Brendi pallati mbretëror, (arkitekturë islame).

