Page 140 - Demo
P. 140


                                    138Përhapja e artit islam Nga shekulli VII, pasi kishin përqafuar fenë islame, arabët pushtuan shumë vende të Afrikës, në Spanjë dhe në Siçili.Shprehje të arkitekturës islame u përhapën gjithandej në Jeruzalem, Spanjë dhe Mesopotami. Pallatet dhe xhamitë islame zbukuroheshin me pllaka të pikturuara dhe me arabeska, me basorelieve me motive gjeometrike dhe floreale.Fig. 6. Ylli tetëcepësh, motiv gjeometrik Fig. 7. Brendi pallati në Alhambra, Granadë, SpanjëFig. 5. Motiv florealFig. 4. Kaligrafi islame në Alhambra, Granadë, SpanjëFig. 10. Xhami, SpanjëFig. 8. Minare xhamie, Kairo Fig. 9. Arkitekturë islame ne JeruzalemDekoracioni paraqitet tri llojesh: floreal, gjeometrik dhe epigrafik (që përdor shkrimin). Prej këtyre motiveve krijohen kompozime abstrakte, me ritëm dhe me detaje gjeometrike. Kaligrafia islame është pa dyshim kontributi më origjinal i islamit në artet figurative. Me një shenjë elegante dhe të përpunuar ajo sjell pjesë fetare e sidomos Kuranin dhe poezitë. Për kaligrafët myslimanë, akti i shkrimit, veçanërisht akti i të shkruarit të Kuranit apo ndonjë pjese të tij ishte kryesisht një përvojë fetare dhe jo estetike. Megjithatë, ajo çka shohim është më shumë se një shfaqje aftësie me një kallam të zhytur në bojë: Kaligrafia është gjeometria e shpirtit.
                                
   134   135   136   137   138   139   140   141   142   143   144