Page 141 - Demo
P. 141
139Leximi vepre: Taxh MahaliArkitektura islame ripunon strukturat antike të harkut të kupolës, të qemerit dhe të kolonës me trarë. Këto elemente vishen nga sistemi dekorativ kompleks dhe vëllimor. Më i famshmi ndër to, i njohur si një nga mrekullitë e botës, është Taxh Mahali, në qytetin Agra. Mauzoleu u ngrit nga mbreti Shah Gahan në kujtim të së shoqes mes viteve 1630-1648. Taxh Mahali është një vepër unike në llojin e vet. Struktura arkitektonike e saj është një mirazh i vërtetë, i cili i sfidon ligjet e rëndesës. Harmonia e mermerit të bardhë që mbështjell gjithë veprën me kupolën e fryrë dhe minaret anësore, përputhen në mënyrë të përsosur me gjithë mjedisin rrethues, duke krijuar një ndër monumentet më madhështore të ngritura nga një burrë për gruan e tij.Kërkim informacioni në mënyrë individualeGjeometria nuk është thjesht një zbukurim me forma të pastra. Ajo paraqet një proces shndërrimesh, nëpërmjet të cilave përshkrimi i elementeve natyrore bëhet abstrakt. Arabët ishin ata që shpikën shkencën abstrakte të algjebrës. Vëzhgo te shembulli procesin se si formohet një motiv gjeometrik në dekoracionet arabe. Duke filluar nga një figurë bazë e thjeshtë nëpërmjet kombinimeve të ndryshme është e mundur të realizohen motive të shumëllojshme. Gjej dekoracione të ndryshme të artit islam dhe zbulo mënyrën e zhvillimit të motivit. Përpiqu ta zbërthesh nëpërmjet skicave.Fig. 11. Taxh Mahali Fig. 12. Detaj Fig. 13. DetajFig. 14. Brendi, Taxh MahalFig. 15Si ishte i organizuar qyteti arab?Si është marrëdhënia e artit islam me natyrën dhe figurën e njeriut?Cilat janë karakteristikat e gjuhës dekorative të artit islam?Ku u përhap arti islam?Verifiko njohuritë e tua

