Page 142 - Demo
P. 142


                                    140Në vitin 395 e.r. Perandoria e Romës ndahet në dy pjesë: në atë të lindjes dhe atë të perëndimit. Kryeqyteti i pjesës së lindjes, Bizanti, më parë një koloni e vogël greke, u themelua nga Kostandini (prej nga rrjedh edhe emri origjinal Kostandinopoja), i cili e pasuroi me monumente të shkëlqyera. Arti bizantin zhvilloi karakteristika të pavarura nga arti i Romës dhe i Perëndimit. Periudha më e lulëzuar, për sa i përket artit, është ajo e perandorit Justinian (527-565), i cili kërkonte të përtërinte madhështinë e perandorisë me një art të madh klasik që të kujtonte Romën dhe Cezarin. Karakteristikat kryesore të kanuneve të artit bizantin që mbështetën kontekstin e fortë fetar janë stilizimi, mungesa e plastikës dhe natyralizmit, që do të sillte një stil të sheshtë e monumental. Arkitektura Gjatë të periudhës së parë Ravena u bë qendra kryesore e përhapjes së kulturës bizantine në Itali. Kisha më e rëndësishme e kësaj periudhe është ajo e njohur si “San Vitale” ndërtuar mes viteve 526-547. Periudha e dytë e artë, e cila fillon që nga fundi i shekullit IX, dallon për strukturat kishtare në formën e kryqit grek, ku gjatësia e navatave anësore ishte e barabartë. Në mes të tyre ngrihej përgjithësisht një kupolë, simbol i ngritjes shpirtërore, ndërsa pjesët e tjera ndahen në hapësira më të ngushta të ndriçuara nga dritare të larta, por të ngushta. Dekoret në muret e jashtme, të kishave, fillojnë të shtohen, ndërsa hapësira dhe struktura e tyre mund të kuptohet vetëm nga brenda. Shembull i mirë i kësaj tendence është kisha e Shën Lukës në Greqi. Dekori i mureve të jashtme, dalëngadalë kthehet në një tendencë. Shembujt më të mirë të tyre sot mund të admirohen në sheshin San Marko në Venecia dhe në bazilikën e Shën Markut, e cila dallohet për dekoret e rënda edhe në pjesët e brendshme të saj.Stili bizantin u shtri dhe më gjerë në territoret ruse, dhe u bashkua me traditat ornamentale lokale, duke pasqyruar një këndvështrim origjinal mbi ngjyrën. Kupolat e kishave bizantine ruse shpesh të drunjta e shumëngjyrëshe, kanë zhdërvjelltësi të habitshme. Shembull i mirë i kësaj është kisha e Shën Bazilit në Kremlin, kupolat e shumta të të cilit ngjajnë shumë me çallmat shumëngjyrëshe orientale.MËSIMI 15ARTI BIZANTINFig. 1. Mozaik nga baptisteri arian, RavenaFig. 2. Kisha e Shën Vitales, Ravena 526-547Fig. 3. Bazilika e Shën Markos në Venecia
                                
   136   137   138   139   140   141   142   143   144   145   146