Page 144 - Demo
P. 144
142Lexim vepre: Shën Sofia Shën Sofia është ndërtesa më e njohur arkitektonike e stilit bizantin. E ndërtuar në Kostandinopojë mes viteve 532-537, nga arkitektët Antemio di Trale (Antemio di Tralle) e Izidore di Mileto (Isidore di Mileto), ajo e ruan madhështinë e saj ende sot. Kombinimi i elementeve arkitektonike është unik. Aty ndërthuren aksi në gjatësi i kishave paleokristiane me konfigurimin qendror që përbëhet nga një kupolë e stërmadhe, e cila mbyllet në anët e saj me dy gjysmë kupola të tjera që i japin të gjithë tavanit pamjen e një kupole unike akoma më të madhe. E gjithë pesha e kupolës zhvendoset në 4 harkata qendrore që duket sikur i heqin asaj peshën tokësore, duke e ngritur atë edhe më lart. Pas pushtimit të Kostandinopojës Shën Sofia u shndërrua në xhami dhe iu shtuan 4 minare, ndërsa një pjesë e dekoreve janë zbuluar vetëm kohët e fundit. Shën Sofia përbën shembullin më të mirë të një strukture arkitektonike në shkallë monumentale. Ajo bashkon në një pikë arritjet e Perëndimit dhe të Lindjes, të kaluarën dhe të tashmen, në një ndërthurje arkitektonike unike. Kërkim informacioni në mënyrë individualeImazhe simbolikeArti i krishterë paraqet një repertor shumë të pasur në simbole. Disa prej tyre u morën nga mitet pagane dhe u përdorën me një domethënie të re; disa u nxorën nga shkrimet e shenjta; të tjera i referoheshin natyrës (kafshëve, bimëve ose frutave). Bëj një kërkim mbi simbolet paleokristiane dhe krahaso domethënien e tyre në kultura të ndryshme.Shembull: Gjarpri në kultura të ndryshme ka pasur domethënie të ndryshme Në imazhet e krishtera është personifikimi i forcave të errëta, i dinakërisë dhe i mashtrimit. Në disa kultura, si edhe në atë ilire, gjarpri përfaqëson pjellorinë dhe forcën krijuese të jetës. Fig. 10. Shën Sofia (Haxhia Sofia), 532-537 Fig. 11. Shën Sofia (Haxhia Sofia), 532-537, pamje e brendshmeFig. 12. Shën Sofia (Haxhia Sofia), 532-537, pamje e brendshmeFig. 13. Gjarpri i paraqitur në formë rrethi, duke ngrënë bishtin e tij, kthehet në simbolin e përjetësisë.Përmend disa nga qendrat kryesore të zhvillimit të artit në Bizant. Përshkruaj karakteristikat kishave bizantine ruse. Me çfarë materiali realizohej mozaiku bizantin dhe çfarë roli luajti mozaiku në hapësirat e brendshme arkitektonike të kishave?Verifiko njohuritë e tua

