Page 145 - Demo
P. 145


                                    143Me art romanik do të kuptojmë stilin dhe format artistike të zhvilluara gjatë mesjetës, pas perandorisë romake dhe para artit gotik, i cili u zhvillua kryesisht në shekujt XIV-XV. Stili romanik i zhvilluar mes viteve 1050 dhe 1200 dallohet për karakterin e tij shumëformësh, i cili u përhap gati në tërë Evropën perëndimore, duke huazuar mjaft dhe nga elementët e kulturave lokale. Arkitektura romanike Në arkitekturë më tepër se zhvillime origjinale stilistike, shohim një rritje të fuqishme të numrit të kishave. Zhvillimi i tyre në formë kryqi latin, dallohet për navatat anësore, çatinë e gurtë, jo më të drunjtë, si dhe për dekoret e pjesës së jashtme me skulptura të shumta. Zhvillimet më origjinale i shohim në rajonin e Francës, sidomos në kishën Shën Sernit në Tolozë, ndërtuar mes viteve 1080-1120. Në të tavani shtrihet si një harkatë gjysmë ovale horizontale, duke shoqëruar gjithë gjatësinë e kishës. Si sintezë e përmbledhjes së arritjeve arkitektonike të kohës, kjo kishë është një shembull perfekt i arkitekturës romanike, ku elemente si harqet, tavanet e hapur dhe kolonat janë kombinuar nën një ritëm koherent. Më në veri, kisha e abaci u ngritën në rajonin e Normandisë, ku spikat kisha e Shën Etienit në Kan e nisur në vitin 1068. Në të traversat e harkuara të tavanit kryqëzohen me njëra-tjetrën, duke krijuar një ritëm origjinal. Në Itali dallohet bazilika e Sant Ambroxhios në Milano, ndërsa në Toskanë u ngritën komplekset arkitektonike të Pizës, dhe baptisteri i Firences. Në të njëjtën periudhë në Gjermani dallohet katedralja e Spirës (1030) e më pas ajo e Turnait në Navata (1165-1213). MËSIMI 16ARTI ROMANIKFig. 1. Portiku në Katedralen e Santiagos, SpanjëFig. 2. Bazilika e Shën Sernit në Tolozë, 1080-1120Fig. 3. Bazilika e Shën Sernit në Tolozë, 1080-1120, pamje e brendshmeFig. 4. Kisha e Shën Etient në Kaen, e nisur në vitin 1068
                                
   139   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149