Page 146 - Demo
P. 146


                                    144Skulptura Skulptura e gurtë monumentale e pa zhvillimin e saj në fillim të mijëvjeçarit mes viteve 1050-1100 në jug të Francës. Shkaqet e rifitimit të përmasave njerëzore në skulpturë, mund të kërkohen tek kryqëzatat dhe lëvizjet e shumta të pelegrinëve në vendet e shenjta. Përpjekjet e para shihen në kishat përreth Tolozës, Spanjë, ku dallohen figurat e shenjtorëve gati në përmasa reale. Ato mbizotërojnë hapësirën kompozicionale, ndërsa rrethohen me simbolet përkatëse të shenjtëve. Këto komplekse skulpturore nuk kanë vetëm qëllim dekorativ, por edhe shprehës, pasi rrethohen shpesh me figura që duhet të largojnë forcat e së keqes. Edhe pse shumë larg artit klasik, figurat romanike dallojnë për intensitetin shprehës, fantazinë e formave dhe shpërdredhjen nervoze të trupave.Mbetjet e qytetërimit klasik shihen akoma të qarta në Provencë dhe në Itali. Në kishën e Shën Zhil du Gad (Gilles du Gard) shihen disa nga shembujt më të mirë të kornizimit arkitektonik, kolonat e lira dhe kapitelet me gjethe. Ajo që vlen të përmendet në skulpturën romanike është edhe rifitimi i përmasave monumentale në figurat e gurta. Në shekujt e mëparshëm, skulptura ishte reduktuar vetëm në basorelieve që përdoreshin për dekore kishash, por që nuk dallonin për nivel artistik të lartë.Piktura Përgjithësisht piktura romanike nuk paraqet zhvillim të ngjashëm në krahasim me skulpturën dhe arkitekturën, po ruan një vijueshmëri më të qëndrueshme. Me fillimin e mijëvjeçarit piktura mundohet të ndjekë zhvillimet plastike të skulpturës. Lëvizjet gjarpëruese të linjave në artin e miniaturave, ndjekin zhvillimet e shekujve të mëparshëm, duke formuar zona ritmike e plane të dallueshme. Ato realizohen me prekje të shpejta, që shquhen për karakterin intim gati kaligrafik. Ndryshe paraqitet piktura murale, e cila dallohet për konturimin e fortë të valëzimit të veshjeve dhe tipareve të personazheve. Figurat e shenjta janë statike, ndërsa gjestet e tyre naive spikatin mbi sfonde abstrakte e të zhveshura. Arti romanik ishte një zonë ndërmjetëse mes artit klasik greko-romak dhe atij gotik, ku zhvillimet artistike ndoqën një impuls të ri. Fig. 5. Skulpturë e stilit romanikFig. 6. Fragmente skulptorike në Neytil, Dojon, 1125-1150 Fig. 7. Detaje nga fasada e Shën Zhil du GadFig. 8. Profeti Daniel, Katedralja e Augsburg shek. XI, vetrazhFig. 9. Tre magjistarët, miniaturë nga Psalmi i Shën Albans, shek. XIIFig. 10. Detaj nga jeta e Shën Eldrado, Novalesa Abej, afresk
                                
   140   141   142   143   144   145   146   147   148   149   150