Page 148 - Demo
P. 148


                                    146Arkitektura gotike: Katedralet Fillimi i saj njihet zyrtarisht me ndërtimin e kishës Shën Denis në Paris, mes viteve 1137-1144, nga prifti Suger. Kjo kishë dallonte nga ato që e paraprinë edhe për rëndësinë që pati si kisha kryesore shpirtërore e Francës dhe mbrojtëse e shtëpisë mbretërore të Karolinjve. Harkatat dhe kapelat shtrihen në formë rrezesh, ndërsa tavani është një kryqëzim i përsëritur harqesh, nën një urdhër të ri gjeometrik marramendës. Hapësirat ndjekin njëra-tjetrën, ndërsa pesha e mureve humbet teksa shpërndahet në kolonat mbajtëse. Dritaret nuk kuptohen më si hapësira drite në mure, pasi ato përfshijnë gati të gjithë sipërfaqen e murit, aq sa duket sikur për një çast struktura arkitektonike nuk ekziston e drita mbretëron gjithë hapësirën e rezervuar për besimtarët. E gjithë struktura është e lehtë dhe plot dritë e ajër. Arkitektët gotikë realizuan atë që konsiderohej Që prej vitit 1150 pjesa më e madhe e Evropës perëndimore, nga Sicilia deri në Islandë përqafoi stilin gotik. Ky stil do të shtrihej në gjithë këtë hapësirë deri në mesin e shekullit XVI. Termi “gotik” gjeti qartësi më të madhe stilistike në gjininë e arkitekturës edhe pse deri në vitet 1450 periudha stilistike e të gjithë zhanreve, në historinë e artit, njihet nën emrin e artit gotik. MËSIMI 17ARTI GOTIK Fig. 1. Pamje e brendshme e arkitekturës gotikeFig. 2. Katedralja e Shën Denisit, ParisFig. 4. Katedralja Notre Dame, 1163-1220, Paris, pamje ballore Fig. 3. Katedralja e Shën Denisit, pamje e brendshme
                                
   142   143   144   145   146   147   148   149   150   151   152