Page 150 - Demo
P. 150
148Leximi vepre: Xhoto dhe konceptimi i ri i realitetit Pas arritjeve të rëndësishme të artistëve italianë, si: Duçio di Buoninsenja (Duccio di Buoninsegna) Pietro Kavalini (Pietro Cavallini) e Çimabue (Cimabue) në muret e kishës françeskane të Asizit u shfaqën disa afreske të një piktori të ri, njohur si Xhoto, i lindur në Firence në vitin 1266. Kryevepra e tij është afresku i kapelës së Skrovenji, në vitet 1309-1310, në Padova ku arti i tij arrin kulmin. Vajtimi mbi Krishtin e vdekur përbën njëkohësisht testamentin piktorik të artistit si dhe fillimin e rrugës së re të artit perëndimor. Në të dëshpërimi i figurave të përkulura mbi trupin e Krishtit barazohet me arritjet e poezisë së mjeshtrit tjetër të madh të kohës, Dante Aligeri. Të gjithë kokat e personazheve bashkë me linjat e peizazhit, ndjekin një asimetri të përcaktuar qartë, drejt një pike kulmore patosi në portretin e Krishtit. Dhimbja e përjetuar nga këto personazhe, shoqërohet nga ngjyrat e ftohta dhe peizazhi i zbrazët, në një unitet dramatik, duke krijuar kështu një nga kryeveprat më të arrira të shekullit XIV. Arti i Xhotos ndan përfundimisht ndikimin e artit gotik, për t’u futur në një nga periudhat më të larta të artit evropian, atë të Rilindjes. Kërkim informacioni në mënyrë individualeRozetatRealizimi i rozetave gotike bazohet mbi parimet e sakta të simetrisë rrethore. Mblidh shembuj të ndryshëm dhe vizato njërën prej tyre. Përpiqu të vësh në dukje skemën kompozicionale, duke përdorur disa metoda grafike.Fig. 10. Cimabue, \1287-1288Fig. 11. Duçio di Buoninsenja, \Fig. 12. Xhioto, Skenë nga jeta e Krishtit, \Fig. 13. Xhioto, \Fig. 14. Rozetë, vizatim dritarejeCila është shtrirja e periudhës së artit gotik?Cilat ishin karakteristikat kryesore të kësaj periudhe artistike evropiane?Flisni mbi ndryshimet në arkitekturën gotike?Ku u bazuan artistët italianë në kërkimet e tyre përgjatë shekullit XIV?Verifiko njohuritë e tuaVizatoje skemën në një të katërtën e rrethit dhe pastaj kopjoje në mënyrë simetrike.Përdor një rreth me tetë ose më shumë rreze sipas modelit që ke zgjedhur.Mbas realizimit me laps mund të përdorësh rapidografin për të krijuar kontraste bardhë e zi midis skeletit dhe hapësirave ose mund të presësh hapësirat dhe të vendosësh letra me ngjyra poshtë. Kështu do të kuptosh përdorimin e dy mënyrave kryesore të rozetave në arkitekturën gotike.

