Page 151 - Demo
P. 151


                                    149Në perandorinë bizantine, që ishte e ndarë administrativisht në prefektura, dioqeza e provinca, hapësirat gjeografike të banuara nga pasardhësit e ilirëve, të njohur si shqiptarë, i njihte si prefektura e Ilirikut. Më pas këto hapësira u konsoliduan në formacione principatash brenda perandorisë bizantine. Në shek. IX, Dardania u pushtua nga perandoria bullgare, ndërsa në 100 vitet në vazhdim u sundua nga serbët. Gjatë kësaj kohe, selia e Kishës Ortodokse Serbe u zhvendos në Pejë dhe burimet natyrore mundësuan zgjerimin e mëtejshëm të shtetit serb. Ndërtimet e kultit të krishterë, shekujt VII-XV Periudha e parë e arkitekturës mesjetare, u zhvillua në shekujt VII-XII. Ndërtimet e kultit të krishterë të kësaj periudhe u ndikuan nga kontakti me vendet fqinje të Bizantit, të Kostandinopojës, por edhe nga perëndimi. Nga ana strukturore, ndërtimet e kultit, të ndërtuara përgjatë shekujve VII-XII, ndahen në tri grupe të mëdha: kishat njënefshe, bazilikat dhe kishat në formë kryqi me kupolë. Pas shekullit XII, me stabilizimin e situatës në një pjesë të madhe të territoreve të Bizantit, nisi të shtohet dukshëm numri i ndërtimeve të kultit. Në zotërimet e princërve shqiptarë u ngritën një sërë ndërtimesh të shpërndara pothuajse në të gjithë territorin e banuar nga shqiptarët, ku në mënyrë të veçantë zhvillim patën ato të tipit kryq. Ndër më të rëndësishmet mund të përmendim kishën ortodokse serbe në Graçanicë, e cila është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjëreshës Mari, katedralia e Artanës (Novobërdës) e stilit romanik, shek.. XV, kisha e Dëftimit të Shën Mërisë (Kamenicë) shek. XIII-XIV, kisha e Shën Nikollës - Tutiqëve (Prizren) 1331-1332, kisha e Shën Nikollës në Bogoshevcë (Prizren) shek. XVI, Kisha e Shën Premtes (Kisha e Levishës) (Prizren) etj. Prej shekullit XIII deri në mesin e shekullit XV, arti bizantin arrin nivelin e tij më të lartë artistik. Ky lulëzim përbën periudhën \j arti ishte Kostandinopoja dhe prej andej modelet shpërndaheshin anë e mbanë territorit të perandorisë, megjithatë ndikimet e artit perëndimor, sidomos të atij italian nuk përjashtohen. MËSIMI 18ARTI NË KOSOVË, NËN PERANDORINË BIZANTINE SHEK VII-XVFig. 1. Katedralja e Artanës (Novobërdës) e stilit romanik, shek XVFig. 2. Kisha e Dëftimit të Shën Mërisë (Kamenicë) shek XIII-XIVFig. 3. Kisha e Shën Nikollës Tutiqëve (Prizren) 1331-1332Fig. 4. Kisha e Shën Premtës (Kisha e Levishës) (Prizren)
                                
   145   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155