Page 152 - Demo
P. 152


                                    150Fig. 5. Kisha ortodokse serbe në Graçanicë rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjërës MariKultura e Komanit Në vitin 1898 u zbulua një varrezë e madhe, pranë Kalasë së Dalmaces, në fshatin Koman të Pukës në Shqipëri. Në vazhdim u zbulua një numër i madh varrezash të ngjashme (rreth 30), të përhapura kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe atë të Veriut. Shpërndarja gjeografike, tipologjia, inventari dhe kronologjia e njëjtë e këtyre varrezave i ka shtyrë studiuesit të identifikojnë në to kulturën e hershme mesjetare shqiptare, të quajtur \(shek. VI-VIII). Në vitet e fundit zbulime të \së Komanit\në Mal të Zi, Kosovë, Maqedoni e Greqi.\në shek. VI-VIII ishte në kapërcyell të dy epokave, nga ajo e vonë antike, në periudhën e hershme mesjetare. Tipologjia e varreve, orientimi i tyre, inventari i armëve, i veglave të punës dhe i stolive, me praninë e elementëve të shumtë të simbolikës ilire, e lidhin \ilire të këtyre trojeve dhe me banorët e lashtë të tyre, ilirët. Fig. 6. Harta e vendgjetjeve të kulturës sëKomanitFig. 7. Kokë burri e realizuar në gur, kultura e KomanitManastiri i GraçanicësManastiri i Graçanicës gjendet në bregun e majtë të lumit Graçanka, në jug të Prishtinës. Manastiri i sotëm është rikonstruktim i një kishe të shek. XIV kushtuar Virgjëreshës Mari, e cila gjithashtu ishte ndërtuar në themelet e një bazilike të krishterë të shek. VI. Sipas konceptit të saj hapësinor, ajo i takon tipit të kishave me pesë kupola mbi bazë katrore me kryq të brendashkruar, karakteristike për arkitekturën bizantine. Ngritja graduale e harqeve dhe e kupolave në pjesët e sipërme si dhe ndarja e fasadës ballore në tri pjesë përmes harqeve, i japin kishës vlerë të veçantë arkitekturore. Harqet që takohen në tamburin e kupolës kryesore, theksojnë bazën katrore të kryqit të brendashkruar. Katër kupolat anësore ngrihen mbi tamburet mjaft të larta, të cilat e theksojnë vertikalen e ndërtesës, gjë që nuk ishte karakteristikë tipike e asaj periudhe. Enterieri i manastirit është i pasur me afreske. Më 1321, piktorët e famshëm nga Selaniku Mihajli dhe Evtihije përfunduan afresket në kishën kryesore, ndër të cilat më të njohurat janë: “Cikli i Festave të Mëdha” dhe “Mundimet dhe Mrekullitë e Krishtit”. Manastiri përmban afreske shumë të çmuara pasbizantine të shek. XVI si dhe ikona të periudhave të mëvonshme. Manastiri i Graçanicës në vitin 2006 hyri në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në e: Monumentet Mesjetare në Kosovë. 
                                
   146   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156