Page 153 - Demo
P. 153


                                    151Lexim vepre: KodikëtKoleksioni i kodikëve përbën një prej pasurive më të rëndësishme kulturore të popullit shqiptar në të gjitha kohërat dhe ka vlera botërore. Ky koleksion, i cili ruhet në Arkivin Qendror të Shtetit, përbëhet nga mbi 100 vëllime, që përbëjnë vepra të plota (dorëshkrime) dhe 17 fragmente, të cilët, të gjithë së bashku, njihen si “fondi 888”. Më të rëndësishmit mes tyre janë “Codex Purpureus Beratinus” (“Kodiku i Purpurt i Beratit”) (i mbiquajtur edhe “Beratinus-1”) ; “Codex Aureus Anthimi” (“Kodi i Artë i Anthimit”) (i mbiquajtur “Beratinus-2”) ; si dhe “Kodi Liturgjik i Gjon Gojartit”. “Kodiku i Purpurt i Beratit” është i regjistruar në listën e veprave më të rëndësishme të njerëzimit, të njohur me emrin “Memoire du Monde” (“Kujtesa e Botës”) dhe prej disa vitesh gëzon kujdesin e drejtpërdrejtë të Unesco-s. Kërkim informacioni në mënyrë individualeKostumi bizantinKostumi bizantin pati ndikim të madh në Evropë gjatë mesjetës së vonë. Ai ishte elegant, i rëndë dhe me shumë dekore. Për nga forma rridhte nga kostumi klasik romak. Ai përbëhej nga një tunikë me mëngë, nga dalmatika (një tunikë e hapur në anësore) dhe nga pelerina (klamidi) që mbahej mbërthyer me një kapëse në shpatullën e djathtë. Ndryshe nga kostumi romak, ai bizantin mbulohej i tëri nga motive figurative natyraliste, të shoqëruara me forma të stilizuara e gjeometrike.Tradita bizantine e endjes së leshit, të linit e të mëndafshit, ishte e përhapur edhe në trojet shqiptare. Përzgjidh disa imazhe ikonash dhe vëzhgo veshjet me të cilat paraqiten personazhet në të. Realizo disa skica me veshje për të kuptuar elementet përbërëse të tyre. Mund t’i përdorësh edhe si frymëzim për të krijuar forma të reja bashkëkohore të veshjes. Fig. 8. Faqe e brendshme nga KodikëtFig. 9. Miniaturë nëKodikun e Purpurt të BeratitFig. 10. Faqe nga Kodiku i Purpurt i BeratitVerifiko njohuritë e tuaNë sa grupe ndahen ndërtesat e kultit të krishterë në shekujt VII-XV?Përmendni disa nga kishat kryesore të kësaj periudhe.Çfarë janë kodikët dhe cila është rëndësia e tyre?Flisni për “Kulturën e Komanit” dhe shpjegoni rëndësinë e saj për historinë e shqiptarëve.
                                
   147   148   149   150   151   152   153   154   155   156   157