Page 154 - Demo
P. 154
152Në kontinentet e tjera, arti u zhvillua në mënyrë mjaft origjinale dhe u mbështet fort në traditat kulturore të këtyre vendeve. Një pjesë e madhe e kësaj trashëgimie ka mundur të mbijetojë mes mijëvjeçarëve, duke treguar edhe sot për shpirtin krijues të këtyre kulturave. Disa prej tyre janë zbuluar vetëm shekullin e fundit, duke ndikuar në mënyrë të veçantë artin perëndimor për origjinalitetin dhe krijimtarinë e tyre.Arti indian Qytetërimi indian lulëzoi përgjatë lumit Ind në jug të kontinentit aziatik 2400 vjet p.e.r. Ky qytetërim u shqua për pasurinë e ndërtesave monumentale dhe ishte i lidhur plotësisht me besimin. Artistët e merrnin frymëzimin nga motivet budiste dhe hinduiste, për të krijuar pas meditimit në vendet e shenjta. Arti indian paraqet përpjekjet për të bashkuar njerëzoren me hyjnoren. Në kohë, prodhimi artistik, ka ndjekur rrugën historike të Indisë. Elementet lokale u përzien me ato arabe dhe gjatë shekujve të fundit me ato perëndimore.Përhapja e budizmitNjë nga pikënisjet themelore të veprave artistike indiane, shënohet me përqafimin masiv që populli indian i bëri fesë së budizmit. Gautama Siddhartha, i njohur më pas si Buda, u lind në Indi rreth vitit 563 p.e.r. Ai edhe sot konsiderohet si një nga figurat më me ndikim të kulturës indiane. Gjatë shekullit VI e.r. kultura budiste ishte në kulmin e saj. Lulëzimi i saj nën sundimin e dinastisë Gupta (320-647 e.r.), solli disa nga realizimet më të mira të figurës së Budës. Arritje të konsiderueshme në artin indian pati sidomos në arkitekturë ku dallohen tempujt dhe xhamitë e ndërtuara sidomos pas shtrirjes së ndikimit islamik në rajon. MËSIMI 19ARTI DHE TRADITA JASHTË EVROPËSFig. 1. Utamaro, \Fig. 2. Imazh i Budës në shpellat e AjantasFig. 3. Apsara, \qiellore\Fig. 4. Tempulli i Dashavatarës në Deogarh, Dinastia Gupta, viti500 e.r.

