Page 157 - Demo
P. 157
155Rilindja italiane Rilindja italiane është një nga periudhat më të rëndësishme artistike në të gjithë historinë e artit botëror. Gjatë kësaj kohe në Itali, të gjitha lëvizjet kulturore mbështeten mbi zhvillimet e reja politike, sociale e ekonomike. Ajo zhvillohet mes shek. XIV-XVII ose thënë ndryshe, nis me Xhoton (rreth 1300) dhe mbyllet me vdekjen e Uilliam Shekspirit (1616). Qendra e parë ishte Firence, ku në më pak se dhjetë vjet qendrat e prodhimit artistik u përhapën në të gjithë Italinë. Rilindja e parë u quajt edhe epokë e humanizmit, si tregues i vullnetit te njeriut për të njohur vlerat dhe kapacitetin e tij.Periudha e parë e Rilindjes italiane Gadishulli italik në fillimin e shekullit XV ishte i ndarë në shumë qytet-shtete, mes të cilëve Firence shquhej si mbrojtësja më e madhe e lirisë kundra tiranive. Në fakt në Firencen e viteve 1400 qytetarët ndiheshin si të jetonin në Athinën e Perikliut. Shkrimtarët, skulptorët, piktorët e arkitektët e ndjenin veten si artistë që po shënonin kohën me veprat e tyre. Vetë familja Mediçi (Medici), sunduese e Firences, ishte financuesja kryesore e jetës artistike në qytet, dhe e një sërë ndërtesash publike dhe katedralesh. Ajo, tregoi kujdes të veçantë, sidomos në përkrahjen e talenteve të reja. Artistët e qytetit, të elektrizuar nga zbulimet e reja mbi botën klasike helene e romake, mbështetën në to kërkimin e tyre artistik sipas një këndvështrimi të ri, të quajtur humanizëm. Periudha e parë zgjati gjatë gjithë shekullit XIV dhe fillimit të shekullit XV dhe njohu zhvillime të rëndësishme në të gjitha zhanret artistike. Në këtë kohë u dallua Xhoto, i cili ishte dhe pionieri i parë i pikturës së Rilindjes.MËSIMI 20ARTI I RILINDJESFig. 1. Sandro Botiçeli, \Fig. 2. Firence, qyteti ku nisi Rilindja evropiane Fig. 3. Lorenco de Mediçi, skulpturë, e realizuar nga Verrokio

