Page 158 - Demo
P. 158
156Arkitektura dhe perspektiva Arkitektura e mesit të shekullit XV, mbizotërohet nga arkitektë legjendarë siҫ ishin Filipo Bruneleski (Fillipo Brunelleschi), kryeveprat e të cilit ishin “Capella dei Pazzi”, apo kupola e katedrales “Santa Maria del Fiore”. Format gotike duken të largëta, pasi trajtimi i ftohtë i formave simetrike përfshihet nga një njohje e re e perspektivës. Piktura në Rilindjen italiane në periudhën e mesme Fryma e Rilindjes do të prekte padyshim edhe pikturën e Mazaçios (Masaccio), i cili me afresket e tij në Santa Maria Novella do të vendoste disa nga parimet kyҫe të Rilindjes italiane. Emra të tjerë, si: Filipo Lipi (Fillipo Lippi), Piero della Françeska (Piero della Francesca), Beato Anxheliko (Beato Angelico), Paolo Uçello (Paolo Uccello) etj. do t’i përforconin arritjet e tij për një konceptim të ri të figurës njerëzore, Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XV, perspektiva shkencore mori formë në studimet e Leon Batista Albertit (Leon Battista Alberti). Pas traktateve të tij, arkitektura e Rilindjes mori një zhvillim të ri. Skulptura në RilindjeSkulptura e kësaj periudhe mbizotërohet nga talenti i skulptorit fiorentin Donatelos, i cili tejkaloi dukshëm të gjitha arritjet e skulptorëve në periudhën e fundit gotike. Stili i tij i ri përfshin figura monumentale, të cilat paraqesin të gjitha cilësitë e skulpturës klasike. Figurat e tij të bronzta, janë një strukturë e artikuluar dhe e gjallë, e cila lëviz brenda spërdredhjeve të rrobës, jashtë skemave statike të dikurshme. Vepra e tij më e njohur është statuja e Davidit, e para figurë e zhveshur e realizuar që nga duke e futur atë gjithnjë e më shumë në një hapësirë të re e të pafundme. Pas tyre piktura e Rilindjes italiane do të vazhdonte të propozohej nga artistë të mëdhenj si: Verrokio (Verrocchio), Mantenja (Mantegna), Belini (Bellini), Girlandaio (Ghirlandaio), Peruxhino (Perugino), Sinjoreli (Signorelli) etj. Ata do të hidhnin paraprakisht hapin e nevojshëm për ta ngritur artin e Rilindjes në pikën e vet kulmore.Fig. 6. Masaçio, \Adamit dhe Evës\1427Fig. 7. Filipo Lipi, \fëmijë dhe dy engjëj\Fig. 4. Filipo Bruneleski, Kapela e familjes Paci, pamje e brendshmeFig. 5. Leon Batista Alberti, fasada e kishës së Shën Andreas nëMantova, 1471Fig. 8. Piero dela Françeska, \1463-1465Fig. 9. Donatelo, \1450

