Page 159 - Demo
P. 159


                                    157antikiteti. Interpretimi sa njerëzor, aq dhe intelektual i figurës së Davidit, kaq larg çdo modeli të epokës së vet, e bënë këtë skulpturë, veprën e parë të madhe të Rilindjes italiane. Lexim vepre: “Pranvera” Pranvera e Sandro Botiçelit (Sandro Boticelli) (1445-1510) është një nga kryeveprat më të mëdha të artit të Rilindjes. Ajo u realizua në vitin 1482 nga autori për vilën “Medicae” në Kastelo, dhe ruhet në Firence në galerinë “Uffizi”. Bashkë me një tjetër vepër të tij “Lindja e Venusit” ajo përfaqëson kërkimet filozofike dhe shijen e kohës për veprat me karakter pagan. Në të dallohen nëntë personazhe të vendosur në një pyll të vogël portokajsh, mbi një lëndinë të përshkruar nga gjithfarë lulesh pranverore. Figurat janë të kompozuara në simetri ritmike, ku bie në sy personazhi kryesor i tablosë Venera Kërkim informacioni në mënyrë individualeNjë gjuhë e re në arkitekturëArkitektët e Rilindjes zbuluan elementet e arkitekturës greke dhe romake. Këto elemente të artit të ndërtimit nuk përdoreshin më prej shekujsh dhe ishin harruar. Arkitektët më të shquar të Rilindjes jo vetëm që i përdorën ato, por u dhanë edhe këndvështrime të reja të artit të ndërtimit. me shallin e kuq. Interpretimi klasik i tablosë është ai që lidh figurat e mitologjisë me personazhe të kohës, në një festë tipike karnavalesh. Ende sot, një lexim i plotë simbolik i veprës është i pamundur, çka ia shton asaj magjinë dhe misterin. Fig. 10. Donatelo, \1430-1440Fig. 11. Lorenzo Giberti, \panel nga dyert e Parajsës, 1425-1452.Fig. 12. Sandro Botiçeli, \Si paraqitet realiteti politiko-social në Italinë e fillimit të shekullit XV?Përmendni disa nga artistët kryesorë për secilën nga fazat e Rilindjes.Përse edhe sot kjo periudhë konsiderohet si një prej periudhave më të rëndësishme për Historinë e Artit Botëror?Përmendni disa nga veprat më të rëndësishme të kësaj periudhe.Verifiko njohuritë e tuaMblidh shembuj të ndryshëm të arkitekturës së Rilindjes dhe të antikitetit, gjej dhe krahaso elementet e përbashkëta arkitektonike të përdorura në to. (Rikujto: Në tematikën “Gjuha dhe komunikimi artistik” kemi marrë në analizë shembuj të arkitekturës së Rilindjes dhe të arkitekturës antike greke)
                                
   153   154   155   156   157   158   159   160   161   162   163