Page 161 - Demo
P. 161


                                    159Mikelanxhelo (Michelangelo Buonarroti) (1475-1564), gjeniu tjetër i pakrahasueshëm i kohës, shënoi majën e arritjeve artistike në trajtimin e figurës njerëzore mbi gur. Edhe pse gjithë jetën e konsideroi veten skulptor, ai shkëlqeu në pikturë, arkitekturë, inxhinieri e poezi. Kryevepra e tij në skulpturë është “Davidi”, e realizuar mes viteve 1501-1504, 5.17 metra e lartë, që në kohën që u krijua dhe deri më sot, ajo konsiderohet si një nga majat më të larta të skulpturës botërore. Kryevepra tjetër e tij është afresku i “Kapela Sistine”, një nga sipërmarrjet më madhështore të artit të pikturës murale. Në të tregohen histori nga Dhiata e Vjetër, nga Krijimi deri në Ditën e Gjykimit, ku ndërthuren në harmoni personazhe të tjera biblike. Rafaelo Sancio (Rafaelo Sanzio) (1483-1520)Arritjet e dy mjeshtërve duket sikur për një çast gjejnë një pikë bashkimi në veprën e Rafaelos, i cili përbën dhe kulmin e tretë të këtij trekëndëshi të përsosur artistik. Rafaelo ndryshe nga kolegët e tij, u përqendrua te piktura dhe arkitektura. Veprat e tij në pikturë admiroheshin nga bashkëkohësit si kombinimi më i përsosur i hijeshisë së ngjyrës me formën. Edhe pse u nda nga jeta vetëm 37 vjeç, Rafaelo realizoi një numër të madh veprash, ndër të cilat spikatën ato në Vatikan, të njohura si dhomat e Rafaelos. Mes tyre dallon “Shkolla e Athinës”, një atribut për shkëlqimin e mendimit filozofik e shkencor në Athinën e Perikliut. Fig. 5. Mikelanxhelo, \Fig. 7. Mikelanxhelo, \Fig. 8. Rafaelo, \Fig. 9. Rafaelo, \lëndinës\Fig. 10. Rafaelo, \Galateas\Fig. 6. Mikelanxhelo, \1498-1499
                                
   155   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165