Page 162 - Demo
P. 162


                                    160Rilindja italiane në VeneciaGjatë Rilindjes italiane u zhvilluan kërkime artistike edhe në qytetet e Italisë veriore. Në qytetin e Venecias u dalluan artistë si Ticiano e Xhorxhone (Giorgione) të cilët e ngritën artin e Rilindjes në maja të reja, me përqasje të ndryshme nga arti që u zhvillua në Firence e Romë. Më i famshmi ndër ta ishte Ticiano Veçelio (Tiziano Vecellio) (1488-1576). Krijimtaria e tij u përqendrua në portrete dhe tablo me subjekte mitologjike e fetare. Teknika e tij e pikturimit, sidomos në përdorimin e ngjyrës e pozicionon atë ndër mjeshtrit më të mëdhenj të pikturës perëndimore. Lexim vepre: “Xhokonda”“Xhokonda”, e njohur ndryshe dhe si “Mona Liza” është sot ndoshta piktura më e famshme në botë. Ajo u pikturua nga piktori fiorentin Leonardo da Vinçi (Leonardo Da Vinci) në vitin 1504, për t’u përfunduar në vitin 1516 gjatë qëndrimit të artistit në Francë. E riprodhuar në miliona kopje në të gjithë botën ajo është kthyer në simbolin e krijimit gjenial artistik. Vepra, e cila dallohet për ekuilibrin e përsosur të ngjyrave, kulmin e sfumatos leonardeske, shkrirjen e personazhit me sfondin dhe për karakterin e saj aq misterioz në mimikë, edhe sot mbetet një burim i pashtershëm diskutimesh e vlerësimesh nga kritika botërore, si një nga realizimet më të rëndësishme të artistit dhe të epokës që ai kaq mirë përfaqësoi. Kërkim informacioni në mënyrë individualePortreti në RilindjeNë Rilindje u afirmua gjinia e portretit. Ajo u përhap veçanërisht nëpër oborret e zotërinjve, gjë që theksonte edhe rolin e tyre në shoqëri. Paraqitja bust ose gjysmëfigura pati përhapje të gjerë, por u praktikua edhe grupi i figurave, sidomos ai familjar. Bëj kërkime mbi portretin në Rilindje dhe zbulo karakteristikat e tij në disa nga autorët më të njohur (Leonardo, Parmixhanino, Ticiani etj.)(Kujto “Portreti në Rilindje” në temën mësimore “Portreti”.)Fig. 11. Ticiano, \Fig. 12. Leonardo Da Vinçi, \Cilët ishin disa nga emrat kryesorë të Rilindjes së lartë italiane?Përmendni disa nga veprat e tyre kryesore.Përshkruani një nga veprat e ilustruara në libër.Cili artist konsiderohej si “njeriu-simbol i Rilindjes italiane” dhe në cilat fusha e shtriu veprimtarinë e tij? Verifiko njohuritë e tua
                                
   156   157   158   159   160   161   162   163   164   165   166