Page 163 - Demo
P. 163
161Rilindja italiane e shekullit XV-XVI, do ta shtrinte ndikimin e saj në Evropën Veriore vetëm pas vitit 1500, duke zëvendësuar kështu përfundimisht artin gotik. Në fakt elemente të ngjashme me trajtimin natyralist të personazheve ishin parë para Rilindjes italiane në veprën e mjeshtrit holandez Jan Van Ejk (J.V. Eyck) (1390-1441), i cili njihet dhe si shpikësi i teknikës së pikturimit me vaj. Ndikimi i artit italian në veri ishte i ndryshëm në rajone të ndryshme. Në Gjermaninë e Reformës protestante, do të dallohet talenti i dy artistëve të mëdhenj siç ishin Matis Grunvald e Albreht Dyrer.Matias Grunevald (Mathis Grunewald) (1470-1528) i zbuluar vetëm shekullin XX, në veprën e tij “Kryqëzimi i Krishtit”, thekson dramaticitetin gotik dhe tonin heroik të pasionit të Krishtit shpëtimtar. Paraqitja e trupit të Krishtit të mbuluar nga plagët e panumërta dhe pleksja e shpirtit në mundim, në këtë vepër, është një shembull unik i artit gjerman të kohës. Por, me futjen në skenë të artistit Albreht Durer(Albrecht Durer) (1471-1528) Rilindja evropiane në Gjermani do të merrte një kuptim të ri. Nën ndikimin e dukshëm të stilit italian, Dureri ia kushtoi një pjesë të karrierës së tij grafikave ilustruese në teknikën e ksilografisë. Me një teknikë të rafinuar, grafikat e tij rikthejnë edhe një herë pasionin për veprat e kohëve të shkuara. Por në pikturë artisti do ta tejkalonte veten. Në autoportretin e tij të vitit 1500, artisti e paraqet veten në një pozë solemne, i vetëdijshëm për natyrën e tij krijuese, si qenie e ngjashme me vetë Krijuesin. Artistë të tjerë të rëndësishëm të shteteve gjermanike ishin Hans Holbein, Lukas Kranak (Lucas Cranach), të cilët u munduan të krijonin një art të ri nën gjurmët e besimit të ri protestant. MËSIMI 22RILINDJA NË EVROPËN VERIOREFig. 1. Piter Brygel i vjetri, \Fig. 2. Matias Grunevald, \1523-1525, detajFig. 4. Albreht Durer, \Vdekja dhe Djalli\1513Fig. 3. Albreht Durer, \Fig. 5. Hans Holbein \Tomas More\Matias Grunevald dhe Albreht Dyrer

