Page 165 - Demo
P. 165
163Lexim vepre: “Melankolia” Albreht Durer ishte një gjeni, aq i vlerësuar në kohën e vet, saqë pas vdekjes së tij Erazmi i Roterdamit u shpreh se ky artist ishte më i madh se dhe vetë mitet helene. Një nga kryeveprat e tij grafike është “Melankolia”, vepër e cila kaloi në një numër të madh studimesh paraprake nga vetë artisti, duke ngritur sot një sërë pikëpyetjesh për simbolikat e shumta që ajo mbart. Personazhi melankolik në plan të parë, duket në fakt si një person që nuk di ç’të bëjë me ekzistencën e tij. I rrethuar nga një numër instrumentesh matëse të dijes së botës, i kredhur në mendime dhe me shikimin e humbur në një hapësirë boshe, duket sikur nuk e gjen energjinë e nevojshme për t’i vënë ato në punë. E gjithë vepra e Durer është një rrugëtim i diskutuar pareshtur nga studiues për dekada me radhë, por edhe sot mbesim të mahnitur nga thjeshtësia e imazhit të personazhit, i cili i kredhur në mendime mundohet të gjejë vetveten në mes të gjithë asaj dijeje botërore. Kërkim informacioni në mënyrë individualePasqyra në pikturën “Çifti Arnolfini” të J. V. EjkJ. V. Ejk i kushtonte shumë rëndësi detajeve edhe pse në përmasa të vogla. Në veprën “Çifti Arnolfini” paraqitet dita e tyre e dasmës. Pasqyra e vendosur në qendër të kompozimit mbas shpatullave të personazheve na tregon skenën që zhvillohet përpara tyre, të cilën ne si shikues nuk e shohim. Vëzhgo me vëmendje detajin e pjesës së pasqyrës dhe përshkruaj atë që sheh. Analizo dhe interpreto. Më pas bëj kërkime mbi interpretime të ndryshme rreth veprës dhe krahasoji me interpretimin tënd. Fig. 12. Albreht Durer, \Fig. 13. \Cili ishte ndikimi i kulturës italiane tek artistët gjermanë?Përmend disa nga artistët kryesorë të kësaj periudhe dhe përshkruaj karakteristikat kryesore të tyre.Interpreto me fjalët e tua veprën “Melankolia” të Durerit.Verifiko njohuritë e tuaFig. 14. Jan van Ejk, \1390-1441

