Page 166 - Demo
P. 166


                                    164Baroku është një stil artistik që nis në vitin 1600 dhe zgjat deri në vitin 1750. Mjaft i ndryshëm nga njëri vend evropian në tjetrin, ai u zhvillua pas periudhës së manierizmit, e cila përmbylli Rilindjen Evropiane. Baroku lindi në Romë, por u përhap me shpejtësi në veriun e Evropës protestante, sa në rrethet borgjeze, aq dhe në monarkitë absolute. Baroku në ItaliNë fillim të shek. XVII Roma papnore gjeti sërish shkëlqimin e Rilindjes, teksa ftonte artistët t’i rrisnin shkëlqimin qytetit më të bukur të Krishterimit. I pari mes tyre ishte Karavaxho (Michelangelo M. Caravaggio), (1571-1610), artist, i cili u shkëput përfundimisht nga rrymat artistike të mëparshme, për sa i përket realizmit figurativ dhe përdorimit të dritës. Në një nga kryeveprat e tij, “Thirrja e Shën Mateut” artisti e paraqet shenjtin si një nga figurat e zakonshme të Romës, në një lokal rrethuar mes njerëzve të vet, teksa thirret prej Jezusit dhe ndriçohet nga drita. Me thjeshtësi, Karavaxho përdor elementin e dritës për të theksuar karakterin dramatik e hyjnor të aktit, duke u kthyer në personalitetin artistik më me ndikim në shekujt që do të pasonin.Artistë të tjerë të rëndësishëm të barokut italian përmendim: Anibale Karraçi (Annibale Carracci), Guido Reni. Ata, ndryshe nga Karavaxhio, i hoqën nga skena fetare endacakët dhe lypësit e rreckosur, duke i zëvendësuar me dekor dhe imazh të idealizuar.Zhvillim të rëndësishëm pati dhe në skulpturë e arkitekturë kur artistë si Karlo Maderno (Carlo Maderno) e Xh. L. Bernini (Gian Lorenzo Bernini) (1598-1680) i ofruan Romës e Vatikanit imazhin e ri triumfues. Ata propozuan dhe realizuan fasadën dhe kolonatën e re të kishës “Shën Pjetri” në Vatikan, ndërsa Bernini në saje të talentit të tij la gjurmë si në arkitekturë, ashtu dhe në skulpturë, duke i ndërthurur MËSIMI 23BAROKUFig. 1. Karavaxhio, \Fig. 2. Karavaxhio, \Mateut\Fig. 3. Bernini, \1619, mermerFig. 4. Borromini, Kisha San Karlo e katër burimeve 
                                
   160   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170