Page 167 - Demo
P. 167


                                    165këto dy mediume, si pak artistë të tjerë. Një artist tjetër i rëndësishëm ishte dhe kundërshtari i tij artistik Françesko Borromini (Francesco Borromini), (1599-1667), i cili u shqua në arkitekturë me vepra si: kisha “Shën Karlo në katër burime”, kisha “Shën Ivo në Sapiencë” fasada e “Shën Anjeza në Piaca Savona”. Baroku në Vendet e Ulëta dhe në SpanjëNë Vendet e Ulëta, Baroku mori formë nga krijimtaria e dy prej artistëve më të mëdhenj Rubens dhe Rembrandt. I pari Peter Paul Rubens (1577-1640) pasi studioi thellësisht artin italian për vite me radhë dhe atë spanjoll nga udhëtimet si diplomat, zhvilloi krijimtarinë e tij me një stil personal. Me një dramaticitet e finesë të pashoqe ai trajtoi pothuaj çdo temë të mundshme, duke fituar një status të privilegjuar mes artistëve. Baroku evropian është një garë mes disa prej mjeshtërve më të mëdhenj të artit botëror. Ndërsa në Francë e Holandë u shquan artistët e sipërpërmendur në Spanjë u dallua një tjetër mjeshtër i madh i pikturës evropiane siç ishte Diego Velaskuez (Diego Velázquez) (1599-1660). Ai u përqendrua në skenat e përditshme, po aq sa në natyrat e qeta dhe portretet. Dy kryeveprat e tij “Las meninas” dhe “Portreti i Papa Inoçentit X”, tregojnë më së miri aftësitë e tij për kompozimin alternativ, planet e përmbysura, lojën e vështrimeve dhe leximin psikologjik të personazheve. I konsideruar shpesh si mjeshtri më i madh i pikturës, ai mbetet edhe sot një nga gjenitë e barokut evropian. Përveç këtyre mjeshtërve të mëdhenj në të njëjtën periudhë u dalluan dhe artistë të tjerë, si Antoni Van Dik (Anthoni van Dick), Fransisko Zubara (Francisco Zubaran), Uilliam Klaes (William Claesz) që plotësuan kërkesat e shumta të tregut për tematika si natyra e qetë, portreti, skenat religjoze etj. Më i shquari i artit holandez ishte padyshim Rembrandt Van Rijn (1606-1669), i konsideruar edhe sot një nga mjeshtrit më të mëdhenj të pikturës. Ai fillimisht u ndikua nga drita e Karavaxhos. Gjatë karrierës së tij trajtoi tema të së përditshmes, të testamentit të vjetër dhe shumë autoportrete. Disa nga kompozimet e tij të mëdha, si: “Verbërimi i Samsonit” apo “Rojet e natës”, shpalosin mjeshtërinë e tij në trajtimin pastoz, efektet e dritës dhe kompozimet dinamike.Fig. 5. Guido Reni, \Fig. 6. Rubens, \kryqi\Fig. 8. Rembrand, \nga kryqi\Fig. 10. Velaskes, \Inocentit X\Fig. 11. Rubens, \1620, detajFig. 9. Velaskes, \princeshës\Fig. 7. Rembrand, \kryqi\
                                
   161   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171