Page 168 - Demo
P. 168


                                    166Lexim vepre: “Vajza me vëth perle”Jan Vermer (Jan Vermeer) (1632-1675) ishte një piktor holandez i një brezi pas Rembrandit. Ai ia kushtoi gjithë jetën veprave me temë nga jeta e përditshme, të cilat ishin të pakta dhe në përmasa të reduktuara. Sipas historianit të artit E. Gombrixh (E. Gombrich), Vermer është si një fotograf që i zbut kontrastet e forta të fotografisë me vetëdije dhe pa i mjegulluar format. Ai i zbut konturet, duke ruajtur efektin e butësisë dhe të ngrohtësisë me saktësi, çka i bën pikturat e tij më të mira, të paharrueshme. Një nga kryeveprat e Vermerit mbetet “Vajza me vëth perle” ku të gjitha këto karakteristika të artit të tij shkrihen me hijeshinë e një vajze të re në gjysmë profil. Vlerat tonale janë përdorur për të treguar karakterin shprehës të vajzës, ana psikologjike e së cilës theksohet nëpërmjet gojës së hapur lehtë, vështrimit të butë dhe dritës që përshkon gjithë portretin e saj. Në veshjen e saj dallohet qartë dhe vëthi i perlës, çka i shton edhe më vlerën hijeshisë së kësaj figure. Kërkim informacioni në mënyrë individualePasqyra në pikturën “Las Meninas” të Diego VelaskuezPiktori ka kompozuar një skenë brendie për t’i dhënë spektatorit idenë e një vizite në studion e artistit. Në qendër të kompozimit qëndron princesha e vogël me shoqërueset e saj (meninas). Vetë artisti që ndodhet në të majtë të pikturës është duke pikturuar. Kë po pikturon ai? Pasqyra e varur në mur orienton në zbulimin e personazheve që janë duke pozuar. A kemi të njëjtën mënyrë përdorimi të pasqyrës si në veprën e artistit Jan Van Ejk? Ndiq hapat e analizës për të zbuluar më shumë mbi këtë vepër. Fig. 12. Jan Vermer, \Fig. 13. \Përshkruaj karakteristikat e Karavaxhos si një nga përfaqësuesit kryesor të Barokut në Itali.Cilët ishin përfaqësuesit kryesorë të barokut në Spanjë dhe në vendet e ulëta?Përshkruaj me fjalët e tua veprën “Vajza me vëth perle”.Verifiko njohuritë e tua
                                
   162   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172