Page 169 - Demo
P. 169


                                    167Romantizmi dhe neoklasicizmi ishin dy rryma artistike që u zhvilluan prej fundit të shekullit XVIII deri në mesin e shekullit XIX. Këto dy rryma të frymëzuara nga studiuesi gjerman i antikitetit helen Xh. Uinkelman (J. Winckelman), e kërkonin subjektin e frymëzimit te natyra, ndjenja e thellë ose tek e kaluara e lavdishme e qytetërimit greko-romak. Romantizmi, fillesat dhe karakteristikatRomantizmi u përhap në Evropë në fundin e shekullit XVIII me qëllimin për të larguar çdo pengesë që e largonte artistin nga natyra dhe nga instinkti i tij krijues. Në emër të natyrës, artistët romantikë frymëzoheshin nga liria e krijimit, nga dashuria, forca brutale e një beteje, rrënojat antike të një tempulli, apo çdo subjekt që i emociononte. Ata u përqendruan secili në tema të ndryshme në varësi të interesit personal apo kontekstit historik e social të vendit ku jetonin. Piktura Në Gjermani imazhi e ri romantik e gjeti subjektin te peizazhi. Të frymëzuar nga imazhi gotik, artistë si S. D. Fridrih (C. D. Friedrich) (1774-1840) propozuan një imazh të akullt, melankolik e të heshtur. Në Francë arti romantik mori një formë tjetër. Artistët francezë të frymëzuar dhe nga ngjarjet e revolucionit sollën tablo me frymë heroike, me figura historike, heronj apo personazhe nga orienti i largët. Artistët kryesorë të kësaj periudhe ishin E. Delakrua (E. Delacroix) (1798-1863) apo T. Zheriko (Th. Gericault) (1791-1824).MËSIMI 24ROMANTIZMI DHE ARTI NEOKLASIKFig. 1. A. D. Ingre, \Fig. 2. Eugjen Delakrua, \Fig. 3. C. D. Friedric, \Fig. 5. J. L. Th. Xheriko, \1818-1819Fig. 4. Eugjene Delakrua, \Misolongjit\
                                
   163   164   165   166   167   168   169   170   171   172   173