Page 17 - Demo
P. 17
15Fig. 2. Vasili Kandinski (Vassily Kandinsky) (1866-1944), “Kompozim IV”, 1911, vaj në kanavacëFig. 3. Rëne Magrit (René Magritte) (1898-1967), “Llamba e filozofit”, 1936, vaj në kanavacëEmocionalizmi dhe cilësitë shprehëse Kritikë të tjerë e mohojnë rëndësinë e përshkrimit realist dhe cilësitë artistike të formalizmit. Ata mendojnë se asnjë objekt nuk mund të konsiderohet art nëse nuk krijon komunikim mbresëlënës me shikuesit. Cilësia shprehëse është më e rëndësishme se çdo cilësi tjetër. Teoria e tyre quhet emocionalizëm, sepse i jep rëndësi të madhe ndjenjave, gjendjes së brendshme, emocioneve që shpreh te shikuesi nëpërmjet veprës së artit (fig. 3). Të tria këto teori, të ilustruara edhe me figura, mund të jenë të dobishme për të parë cilësi të ndryshme estetike në veprat e artit. Secila prej tyre thekson disa cilësi estetike dhe nënvlerëson të tjerat.Të përdorim më shumë se një teori arti Në qoftë se mbështetemi vetëm në njërën nga këto teori për të analizuar veprën e artit, ne kufizohemi në kërkimin e informacionit tek ato cilësi (të dhëna) që na mundëson teoria e përdorur, çka mund të mos jetë e mjaftueshme kur analizojmë vepra të ndryshme arti. Për shembull, imitacionalizmi mund të jetë i nevojshëm kur analizojmë një vepër të pikturuar në mënyrë realiste. Por nëse analizojmë një pikturë që nuk ka subjekt realist, kjo teori mund të mos jetë e frytshme. Në këtë rast duhet të shohim teoritë e tjera. Duke përdorur tri teoritë e artit: imitacionalizmin, formalizmin dhe emocionalizmin, mund të arrijmë në një përfundim për artin pamor. Arti është shprehje unike e një ideje, përvoje ose ndjenje, të realizuar mirë nga ana pamore. VLERËSOJMË DY VEPRA ARTI DUKE U NISUR NGA CILËSI TË NDRYSHME ESTETIKE “Thirrja e Shën Mateut”, KaravaxhoQëndrojmë përpara pikturës dhe përpiqemi të gjejmë sa më tepër cilësi estetike. Dimë që përshkrimi realist, cilësitë artistike dhe cilësitë shprehëse ndodhen në vepër. Cila është rruga më e mirë për t’i zbuluar? Hapat që ndjek kritika e artit: përshkrimin, analizën, interpretimin dhe gjykimin i njohim tashmë. Në fillim sigurohemi që cilësitë estetike të veprës të përputhen me kërkesat e tri teorive.Magrit ashtu si të gjithë artistët surrealistë (lëvizje artistike e shek. XX), kërkon ta çlirojë krijimtarinë nga kufizimet e mendimit racional, duke hulumtuar thellë në botën e ëndrrave dhe të imagjinatës. Pikturat e tij të kësaj periudhe janë përpjekje për të çliruar cilësinë fizike të ngjyrës nga detyra e përshkrimit realist të objekteve fizike.

