Page 170 - Demo
P. 170
168Ndryshe u trajtua fryma romantike në artin anglez, ku artistë si: Xh. Stabs (G. Stubbs), U. Blejk (W. Blake), u frymëzuan nga tema e natyrës së egër, e dhunës, e ëndrrave, apo e vizioneve simbolike e profetike. Në tablotë e tyre shfaqen luanë që shqyejnë kuaj, përbindësha në miniaturë mbi trupin e një vashëze në gjumë apo imazhet profetike të Zotit, teksa vizaton mbi botën ende të pakrijuar. Artistë të tjerë anglezë si Xh. Konstëbël (J. Constable) (1776-1837) dhe U. Tërnër (W. Turner) (1789-1862) hetuan efektet e natyrës, duke sjellë një peizazh të ri sa poetik aq edhe dinamik e befasues. Neoklasicizmi, mes miteve dhe heronjve të humbur Neoklasicizmi ashtu si romantizmi u frymëzua nga një botë sa ideale e klasike, aq dhe natyrale. Padyshim që elementet kryesore të saj ishin idealizimi i artit grek dhe romak. Ndikim të madh patën zbulimet në Pompei (1748) dhe Erkolano (1719), duke shënuar kështu edhe krijimin e një disipline të re, atë të arkeologjisë. Neoklasicizmi është shprehje e mendimit iluminist.Arkitektura Ndërtesat e para neoklasike me frymë romantike u ndërtuan në Angli nga Lord Bullington, dhe U. Kent, ku dalloheshin fasada e huazuar nga tempujt grekë, kolonat, por dhe kupolat. Në dimensione më të vogla, tempujt “alla Apollo” u ngritën edhe në mes parqesh të aristokracisë angleze për t’u huazuar më pas në oborret e gjithë Evropës dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shembuj të tjerë ishin “Panteoni” në Paris i ngritur nga Zh. Suflot (J. G. Soufflot), “Porta e Brandeburgut” në Berlin i ngritur nga K. Langas (K. Langhans) (1732-1808) dhe pjesa më e madhe e godinave publike të shtetit të ri amerikan. Piktura dhe skulptura Artistët më të rëndësishëm të neoklasicizmit ishin Zh. L. David dhe D. Ingres. Imazhet e tyre tradicionale ishin heronjtë e botës antike, si Sokrati, Horaci, apo Jul Çezari, të ndërthurur shpesh dhe me personazhe Fig. 6. Uilliam Tërner, \Avullorja e Harbour Mauth\Fig. 7. Fransisko Goja, \Në Spanjë në të njëjtën periudhë u dallua artisti Fransisko Goja (Francisco Goya) (1746-1828), i cili pas tablove si piktor i oborrit realizoi tmerret e ushtrive franceze mbi popullsinë spanjolle. Akoma dhe më vegimtare e groteske ishin imazhet e fundit të Gojas, të njohura si “Kapriçot” që portretizonin besëtytni e makthe popullore. Fig. 8. Lord Bullington, Shtëpia “Cisuik”Fig. 9. Uilliam Kent, Holkham HollFig. 10. Zhak Luis David, \

