Page 171 - Demo
P. 171


                                    169nga revolucioni francez, por të trajtuara po me të njëjtën aureolë heroizmi klasik. Lexim vepre: “Marati i vrarë” (1793) Zhak Lui David (Jacques Louis David) (1748-1825) u përfshi vetë në Revolucionin Francez dhe këtë pikturë ia kushtoi një prej figurave më të rëndësishme të kësaj periudhe historike, Maratit. Në të Marati dallohet i shtrirë në vaskën e tij (sepse vuante nga një sëmundje e lëkurës) me plagën e thikës, teksa i kullon ende gjak. Artisti ka zgjedhur ta tregojë Maratin duke vdekur ndërsa lexonte një letër të vrasëses së tij Sharlot Kordej. Fryma e martirizimit të idealizuar, edhe pse mjaft e theksuar, është besnike ndaj vetë faktit historik. Kërkim informacioni në mënyrë individualeTermin klasik, kur i referohemi muzikës, e shohim të mishëruar në veprën e Amadeus Moxartit, në qartësinë, përmasat e sakta, ekuilibrin, rrjedhshmërinë dhe hijeshinë që karakterizojnë veprën e tij. Dëgjo një pjesë muzikore nga Moxarti dhe krahaso karakteristikat e tingujve që dëgjon me karakteristikat pamore të artit neoklasik. Diskuto vëzhgimet tua me të tjerët në klasë.Fig. 11. Zhan August Dominik Ingre, \Fig. 12. Kanova, \fitimtare\Fig. 13. Kanova, \1787, detajFig. 14. Zhak Lui David, \vrarë\Në skulpturë padyshim që u dallua figura e skulptorit italian Antonio Kanova (Antonio Canova) (1757-1822). Ai u frymëzua nga nudot e hyjnive të antikitetit dhe i paraqiti ato nën një dritë të re, shpesh si personazhe të aristokracisë së kohës. Çfarë kanë të përbashkët në këndvështrim romantizmi dhe neoklasicizmi?Cilat janë subjektet që lëvruan artistët në këto dy periudha?Gjej një vepër të romantizmit francez dhe komentoje atë.Kërko një nga “kapriçiot” e Gojas dhe flit rreth saj.Verifiko njohuritë e tua
                                
   165   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175