Page 172 - Demo
P. 172


                                    170Pushtimet osmane në Ballkan nisën në mesin e shekullit XIV, duke u zgjeruar gjithnjë e më shumë sidomos pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453, vit kur Perandoria Bizantine pushoi së ekzistuari. Principatat shqiptare i qëndruan pushtimit osman për dekada më radhë, por në fund të shek. XV ato u bënë zyrtarisht pjesë e Perandorisë Osmane. Pashmangshmërisht arti dhe kultura e vendi huazoi tiparet dhe botëkuptimin e perandorisë së re pushtuese.Botëkuptimi dhe arkitektura islamike Me pushtimin e plotë të vendit, arti dhe kultura islamike e Perandorisë Osmane, paraqitej krejt e huaj për realitetin shqiptar. E ndërtuar mbi filozofinë e fesë myslimane, ajo përqendrohej në riprodhimin e kaligrafisë arabe e në raste të rralla i kushtohej figurës njerëzore. Arritjet më të mëdha artistike, në këtë periudhë ishin në fushën e arkitekturës. Deri në atë moment arkitektura islamike përbëhej nga struktura të thjeshtëzuara të mbuluara nga dekoret. Më pas ajo u pasurua me elemente më dinamike si tavanet e gjera, kupolat, gjysmëkupolat dhe kolonat.Xhamitë e para në territoret shqiptare u shfaqën që në fundin e shekullit XV, kohë kur Perandoria Osmane po përfundonte pushtimin e gjithë vendit. Fillimisht administrata osmane, shfrytëzoi kishat e ngritura brenda kalave, për t’i transformuar ato në xhami funksionale. Raste të tilla ishin transformimi i kishës së Shën Stefanit në kalanë e Shkodrës (1479), kishës së Shën Kollit në Varrosh, Lezhë (1478), apo bazilikës së kalasë së Durrësit (1501). Në këtë periudhë të parë, dallohen për vlerat e tyre arkitektonike dhe dekorative disa xhami, si: xhamia e Mirahorit në Korçë (1496), xhamia e Madhe në Prishtinë (1461), xhamia e Larme e Tetovës (1495), xhamia e Mustafa Pashës në Shkup (1492), xhamia e Plumbit në Berat (1553-1554), xhamia e Muradijes në Vlorë (shek. XVI), xhamia e Sinan Pashës Prizren (1615) etj. Fig. 2. Xhamia e Madhe në Prishtinë (1461),Fig. 3 Xhamia e Ethem Beut, Tiranë, shek. XVIIIFig. 4. Xhamia e Sinan Pashës Prizren (1615)MËSIMI 25ARTI NËN PERANDORINË OSMANEFig. 1. Detaj i Xhamisë së Larme në Tetovë
                                
   166   167   168   169   170   171   172   173   174   175   176