Page 173 - Demo
P. 173
171Fig. 5. Xhamia e Plumbit, Shkodër, ndërtuar në 1773-1774Arkitektura e banesave qytetare Përveç ndërtimeve të kultit (myslimane a të krishtera), në qendra a periferi qytetesh u ngritën banesa karakteristike, të njohura si banesa popullore shqiptare, të cilat nisën të shfaqen në shekullin XV. Përgjithësisht tipologjia e tyre karakteristike u huazua andej-këtej nga ndërtimet e ngritura përgjatë lulëzimit të Pashallëqeve të Mëdha, ndërsa ndërtuesit e tyre ishin kryesisht nga krahina e Dibrës dhe e Korçës. Ata e fitonin profesionin në mënyrë autodidakte, si pjesë e grupeve ndërtuesish (10-20 veta) e ndaheshin në muratorë dhe drupunues. Këto lloj ndërtesash, mjaft të ndryshme nga njëri rajon në tjetrin, ndahen në banesa përdhese (kryesisht banesa fshatare), në banesa me kate (për shtresa më të pasura), me gjysmë kat (me katin përdhe të pabanuar), dhe banesa dy- dhe trekatëshe. Bazuar në planimetrinë e tyre dhe në zhvillimin hapësinor ato ndahen në banesa me shtëpi zjarri përgjatë dy kateve, banesa me hajat, me çardak, me qoshk dhe kulla qytetare.Fig. 6. Xhamia e Mustafa Pashës në Shkup (1492)Fig. 7. Banesë me qoshk, Prishtinë Fig. 8. Shtëpi me cardak TetovëFig. 9.Shtëpia e Pashko Vasës, Shkodër, Ose dega e Lidhjes se Prizrenit.Fig. 10. . Shtëpi qytetare e shek.. XIX, Gjakovë

