Page 174 - Demo
P. 174
172Lexim vepre: Kulla Me një traditë shekullore, përveç ndërtimeve në qendrat e mëdha urbane, në malësitë shqiptare u zhvillua dhe një formë tjetër banese, e cila njihet thjesht si “kulla”. Secila prej tyre pozicionohej disa orë larg një ekzemplari të ngjashëm, rrjedhimisht dhe larg një jete sociale. Rreth saj dhe banuesve të saj janë shprehur shumë vizitorë evropianë, siç është rasti i Montanellit, i cili vëren se: “Kulla ka formë katërkëndëshe, më shumë e lartë se e gjerë, mure të trasha, një derë të ngushtë e të rëndë, të mbathur në hekur, ndërsa përreth ka një mur të thatë që të shërbejë, si ledh mbrojtës. Çatia është një rreshpe pa tjegulla; dritare ka pak e edhe ato pak që ka ndodhen në katin e parë dhe janë të vockla fare, më shumë frëngji se dritare. Ka vetëm dy kate: përdhesin dhe të parin, të errëta për shkak të hapjeve (dritareve) të pakta dhe të tymosura prej mungesës së oxhakut. Orenditë janë më shumë ndërmendje se orendi: rrogoz për të ndenjur dhe për të fjetur. Vetëm kaq. Por, ky është vetëm një përshkrim skematik, një lloj ideal i kullës. Në të vërtetë, ajo ndryshon sipas vendit ku ngrihet dhe nevojave që duhet të përmbushë. Kullat mund të jenë me dy kate, ku kati përdhes shërben si magaze materialesh.” Krijimi i formës së kullës si objekt banimi është produkt i një mjedisi të izoluar prej shekujsh, ku risitë a prirjet e një bote të jashtme (moderne) përjashtoheshin apriori, nga një frymë konservatorizmi të konsoliduar prej brezash. Më shumë se një krijim i mirëfilltë arkitektonik me vlera estetike, tek ajo kërkohen vlera funksionale, të cilat përshtaten me klimën, rreziqet e një realiteti të ashpër, rendin social, por dhe me mbarëvajtjen e jetesës së përditshme. Fig. 11. Kulla e Mic Sokolit Fig. 12. Kulla e Haxhi Zekës në PejëKur dhe në çfarë kushtesh historike nisën të shfaqen format e para të arkitekturës islame në territoret shqiptare?Çfarë kuptojmë me termin arkitektura e banesës qytetare? Flit për kullën dhe karakteristikat e saj.Verifiko njohuritë e tuaKërkim informacioni në mënyrë individualeArkitektura e banesave qytetareNë arkitekturën e ndërtimeve qytetare banesat zënë një rol të rëndësishëm në aspektin arkitektonik. Banesat, si ato qytetare, ashtu edhe ato fshatare, dallohen për tipologjinë e tyre të larmishme e të pasur. Zhvillimi i tyre më i fuqishëm ishte gjatë shek. XVIII-XIX. Kjo arkitekturë ka qenë e kushtëzuar nga vendndodhja, kushtet klimaterike, traditat vendase, statusi shoqëror i banorëve dhe kryesisht nga ndikimet e kulturës otomane. Bëj një kërkim mbi tipologjinë e tyre, karakteristikat e përbashkëta dhe veçoritë.

