Page 175 - Demo
P. 175
173Realizmi dhe impresionizmi ishin dy rryma artistike që morën zhvillim në vitet ’40 të shekullit XIX. Ndikimi i tyre, ishte mjaft i madh për gjithë historinë e artit në vazhdim. Impresionizmi lindi në mesin e shekullit XIX dhe me të nisi ajo që quhet epokë e artit modern. Ai lindi atëherë kur rregullave të ngurta të akademisë së kohës u kishte kaluar koha dhe fotografia po fitonte gjithnjë e më shumë terren ndaj pikturës. RealizmiRealizmi u zhvillua në Francë në mesin e shekullit XIX. Ai u zhvillua si kundërpërgjigje e frymës romantike e heroike të neoklasicizmit. Artistët përfaqësues të kësaj rryme e ngritën zërin për një art që të tregonte jetën e vërtetë, atë të njerëzve të thjeshtë që punonin e vuanin. Kështu ata i morën subjektet e tyre nga fushat, vagonët e trenit të klasit të tretë, apo nga mensat e të varfërve. Artistët kryesorë të kësaj rryme ishin: Gustav Kurbe (Gustav Courbet), Honore Domier (Honoré Daumier) dhe Zhan Fransua Milet (Jean-François Millet).ImpresionizmiAi që theu rregullat i pari ishte Eduard Manet (Edouard Manet) (1832-1883), i cili në tablonë “Pikniku në bar” propozoi imazhin e një gruaje të zhveshur në praninë e dy zotërinjve. Tabloja shkaktoi skandal për paturpësinë e treguar dhe teknikën e sheshtë të pikturimit. Ndërkohë një grup tjetër artistësh më të rinj admiruan tek ai teknikën dhe MËSIMI 26REALIZMI DHE IMPRESIONIZMIFig. 1. Klod Monet, \1890–1891 Fig. 2. Honore Dumie, \1862Fig. 3. Zhan Fransua Mille, \Fig. 4. Eduard Manet, \

