Page 176 - Demo
P. 176


                                    174temën që e kuptuan si një manifest i lirisë së shprehjes artistike. Shpejt ata e çuan më përpara teknikën e Manet duke realizuar tablo direkt nga natyra, me prekje të shpejta, të freskëta e duke mos respektuar më rregullat e ngurta të pikturës akademike. Për këtë ata u refuzuan nga sallonet e pikturës së kohës. Si kundërpërgjigje ata hapën një ekspozitë të veten ku paraqitën të gjithë veprat e tyre si “Salloni i të refuzuarve”. Monet, Renuar dhe Degas Tabloja e parë që i dha dhe emrin impresionistëve ishte ajo e Klod Monet (Claude Monet) (1840-1926), e njohur si “Impression-Soleil levant”. Në të ngjyra, vizatimi i çlirët dhe gjendja shpirtërore e artistit ndërthuren, duke i dhënë njëkohësisht formë gjithë rrymës artistike që po lindte. Monet pikturoi gjithë jetën në këtë formë, tablo që shpesh kapnin momentin dhe efektet e ngjyrës kur përthyhej drita. Për të tema kishte më pak rëndësi.I ngjashëm me të ishte dhe August Renuar (Auguste Renoir) (1841-1919), i cili propozoi skena nga rinia e kohës, teksa dëfreheshin. Edhe tek ai, linja kompozicionale humbet për t’u shkrirë nga efektet e ngjyrës. Renoir e pikturoi me hijeshi figurën e femrës dhe në harmoni me një peizazh të zbukuruar. Pas impresionizmit u zhvilluan dhe disa nënrryma artistike, siç ishte pointilizmi. Kjo rrymë pati si protagonist kryesor piktorët francezë Zhorzh Sera (Georges Seurat) (1859-1891) dhe Pol Sinjak (Paul Signac) (1863-1935). Të dy ata zhvilluan një teknikë të veçantë ku pika të vogla ngjyre formonin imazhin e madh. I njohur si pointilizëm, pra pikëzim, ai ofronte një ndjeshmëri të re të pikturës në ngjyrë dhe formë. Ndryshe nga këta dy pionierë të artit modern paraqitet Edgar Degas (1834-1917), personazhet e të cilit janë përzgjedhur me kujdes nga kafenetë e Parisit për melankolinë e tyre. Më pas Degas do të bëhej edhe më i famshëm për ciklin e balerinave të vogla. Fig. 5. Klod Monet, \1872Fig. 6. Klod Monet, \1916Fig. 7. Klod Monet, \1886Fig. 8.Renuar, \Galetës\Fig. 9.Edgar Degas, \buqetë me lule\1878Fig. 10. Xhorxh Sera, \ishullin Grande Jatte\
                                
   170   171   172   173   174   175   176   177   178   179   180